Retë përbëhen nga pika uji që bien në formë shiu. Në qoftë se pikat e shiut gjatë rënies përshkojnë shtresa ajri shumë të ftohtë, ato ngrijnë dhe formojnë kokrra të vogla akulli, të cilat quhen breshër. Shpesh, gjatë stuhive, bie breshër. Zakonisht breshri bie nga retë e trasha, të zeza, në formë kudhre, që quhen re grumbullore shiu. Këto re të ngarkuara me shi zhvendosen drejt atyre zonave të atmosferës, ku haset një ftohtësi e madhe. Pikat e shiut shndërrohen në akull dhe bien në tokë. Shpesh breshri është i bardhë, i përbërë nga kristale akulli të bashkuara me njëri-tjetrin. Kur kokrrat e breshrit janë shumë të mëdha, shkaktojnë shumë dëm në të mbjellat.
[cite]