KAMBANA PNEUMATIKE

KAMBANA PNEUMATIKE

(deti)

Kur fusim në një enë me ujë një gotë të përmbysur të mbushur me ajër, uji nuk hyn dot në të. Kambana pneumatike është një enë e madhe e përmbysur që lëshohet në fund të detit. Njerëzit mund të punojnë brenda saj pa u lagur nga uji. Kambana pneumatike është një pajisje e njohur që prej shumë kohësh dhe që përdoret edhe sot. Nën kambanën pneumatike punohet më me lehtësi se me skafandër. Duke përdorur ajrin e kambanës, i cili mund të ndërrohet vazhdimisht me anë të një pompe, njeriu punon nën të sikur të ishte jashtë dhe pa u penguar nga shtypja e ujit. Por për shkak të lagështirës tepër të madhe dhe të shtypjes, nën ujë nuk mund të punohet për një kohë të gjatë.

Qielli – Deti – Toka

Si ta citojmë këtë artikull: Artikulli me titull "KAMBANA PNEUMATIKE" është marrë nga Shqipopedia: https://wiki.shqipopedia.org/kambana-pneumatike