Shkretëtirat janë krahina shumë të gjera, ku bimët, kafshët dhe njerëzit jetojnë me vështirësi, sepse ditën bën shumë nxehtë, ndërsa natën dhe në dimër shumë ftohtë. Atje bie shumë pak shi. Zonat akullnajore janë shkretëtirat më të banuara, sepse atje gjendet uji, me të cilin shuajnë etjen bimët, kafshët dhe njerëzit. Gjithashtu në ujë jetojnë kafshë të ndryshme, që shërbejnë si ushqim për njerëzit dhe kafshët e këtyre shkretëtirave. Shkretëtirat e thata janë më të pabanuarat, megjithëse disa qenie arrijnë t’i përshtaten klimës së tyre. Të tilla janë, për shembull, kaktuset me gjemba, që e ruajnë ujin në qelizat e tyre, bimët e vogla me rrënjë të mëdha, që futen në thellësi të tokës për të arritur gjer te lagështira, si dhe disa kafshë, që mund të durojnë pa ujë për një kohë të gjatë.
[cite]