14. KRONOLOGJI E LETËRSISË SHQIPTARE
1285 Përmendja më e hershme e gjuhës shqipe.
1405 Teksti Bellifortis.
1462 Pal Engjëlli: formula e pagëzimit.
1497 Arnold von Harff: fjalor shqip.
1504 Marin Barleti: De obsidione Scodrensi, Venedik 1504 (Mbi rrethimin e
Shkodrës).
1508 Marin Barleti: Historia de vita et gestis Scanderbegi, Epirotarum princepis,
Romë rreth v. 1508-1510 (Histori e jetës dhe bëmave të Skënderbeut, princ i
Epirit).
1555 PROZË FETARE: 5 janar 1555: Gjon Buzuku mbaroi së shkruari Mesharin e tij,
libri më i vjetër në gjuhën shqipe.
1592 PROZË FETARE: Lekë Matrënga: E mbsuame e krështerë, Romë 1592,
katekizëm ku ndodhet e para poezi e botuar ndonjëherë në shqip.
1618 PROZË DHE POEZI FETARE: Pjetër Budi: Dottrina Christiana, Romë 1618
(Doktrina e krishterë).
1621 PROZË FETARE: Pjetër Budi: Ritvale Romanvm et Specvlvm Confessionis,
Romë 1621 (Ritual roman dhe pasqyrë rrëfimi).
1635 LEKSIKOGRAFI: Frang Bardhi: Dictionarium latino-epiroticum, Romë 1635
(Fjalor latinisht-shqip).
1675 ‘Doktrina e Krishterë’ e humbur e Bernardit të Kuintianos, Venedik 1675.
1685 PROZË: Pjetër Bogdani: Cuneus prophetarum, Padovë 1685 (Çeta e profetëve),
e para vepër me rëndësi në prozë e shkruar së pari në shqip.
1706 Botimi në shqip dhe latinisht i dokumenteve të Kuvendit të Arbënit të vitit 1703.
1716 FILOLOGJI: Francesco Maria Da Lecce: Osservazioni grammaticali nella
lingua albanese, Romë 1716 (Vëzhgime gramatikore në gjuhën shqipe), e para
gramatikë e botuar e shqipes.
1725 POEZI: Vjersha e Muçi Zades për kafenë, më e vjetra vjershë shqipe me alfabet
arab.
1731 POEZI: Nezim Frakulla përgatit një divan në gjuhën shqipe; Kodiku i Qeuti
(Chieuti) përmban vargje të disa autorëve arbëreshë.
1732 Themelimi i Seminarit Korsini në Shën Benedhiti në Kalabri.
1740 Gjon Nikollë Kazazi zbulon Mesharin e Gjon Buzukut.
1744 Themelimi i Akademisë së Re ose Hellênikon Frontistêrion në Voskopojë.
1762 POEZI: Jul Variboba: Ghiella e Shën Mëriis Virghiër, Romë 1762 (Jeta e Shën
Mërisë së Virgjër), poemë e gjatë lirike.
1770 LEKSIKOGRAFI: Theodhor Kavalioti: Prôtopeiria, Venedik 1770 (Abetare)
me një fjalor trigjuhësh në greqisht, arumunisht dhe shqip me rreth 1170 fjalë.
1777 POEZI: Nikollë Keta krijon në Siqeli të parin sonet shqip.
1779 LEKSIKOGRAFI: Nikollë Keta përfundon variantin e zgjeruar 640 faqesh të
veprës së tij Vocabolario italiano-albanese (Fjalor italisht-shqip), me 10,000
fjalë.
1798 Përfundimi i të ashtuquajturit kodik i Kostandin Beratit.
1802 LEKSIKOGRAFI: Dhanil Haxhiu: Eisagôgikê didaskalia, Venedik? 1802
(Studim hyrës), fjalor katër-gjuhësh në greqisht, arumunisht, bullgarisht dhe
shqip.
1807 Traktati në italisht i Engjëll Mashi-t Discorso sull’ origine, costumi e stato
attuale della nazione albanese, Napoli 1807 (Fjalë për prejardhjen, zakonet dhe
gjendjen aktuale të kombit shqiptar).
1809 LEKSIKOGRAFI: Marko Boçari harton një fjalor greqisht-shqip me nxitjen e
Fransua Pukëvilit.
1814 LEKSIKOGRAFI: Botimi i fjalorit 2000-fjalësh greqisht-anglisht-shqip të Jani
Evstrat Vithkuqarit nga William Martin Leake në librin e këtij të fundit
Researches in Greece, Londër 1814 (Kërkime në Greqi).
1820 POEZI: Muhamet Kyçyku: Erveheja, rrëfim romantik në vargje.
1827 Botimi dygjuhësh shqip-greqisht i Dhjatës së Re, Korfuz 1827.
1835 POEZI: Tahir Boshnjaku: Vehbije.
1836 POEZI: Jeronim De Rada: Dalja në Napoli e botimit të parë të këngëve të
Milosaos me titullin italisht Poesie albanesi del secolo XV. Canti di Milosao,
figlio de despota di Scutari (Poezi shqiptare të shekullit XV. Këngët e Milosaos,
djali i sundimtarit të Shkodrës).
1839 POEZI: Jeronim De Rada: Canti storici albanesi di Serafina Thopia, moglie del
principe Nicola Ducagino, Napoli 1839 (Këngë historike shqiptare të Serafina
Topisë, grua e princit Nikollë Dukagjini); Françesk Anton Santori: Canzoniere
Albanese (Përmbledhje me këngë shqiptare).
1842 POEZI: Dalip Frashëri: Hadikaja (Kopshti), poemë bektashie me 65,000 vargje.
1844 FILOLOGJI: Naum Veqilharxhi: varianti i parë i Ëvetarit shqip.
1845 PROZË FETARE: Vincenzo Basile: Ruga e parrisit, Romë 1845, përmbledhje
rrëfimesh edukative.
1847 Vincenzo Dorsa: Su gli Albanesi, ricerche e pensieri, Napoli 1847 (Mbi
shqiptarët, kërkime e mendime).
1848 Jeronim De Rada themelon gazetën L’Albanese d’Italia (Shqiptari i Italisë), e
cila përfshinte artikuj në shqip.
1854 Johann Georg von Hahn: Albanesische Studien, Jena 1854 (Studime shqiptare).
1855 Karl Heinrich Theodor Reinhold: Noctes Pelasgicae, Athinë 1855 (Netë
pellazgjike).
1858 Hyacinthe Hécquard: Histoire et description de la Haute Albanie ou Guégarie,
Paris 1858 (Histori dhe përshkrim i Shqipërisë së Epërme ose Gegërisë).
1859 Hapja e Kolegjias Papnore Shqyptare në Shkodër.
1862 PROZË FETARE: Ëngjell Radoja: Jesu Criscti n’semer t’mesctaarit, Romë 1862
(Jezu Krishti në zemër të meshtarit).
1866 POEZI: Jeronim De Rada: Rapsodie d’un poema albanese raccolte nelle colonie
del Napoletano, Firence 1866 (Rapsodi nga një poemë shqiptare e mbledhur në
ngulimet e krahinës së Napolit).
FILOLOGJI: Dhimitër Kamarda: Appendice al saggio di grammatologia
comparata, Prato 1866 (Shtojcë për një sprovë gramatike të krahasuar),
përmbledhje me këngë popullore arbëreshe.
1868 POEZI: Shahin Frashëri: Myhtarnameja (Histori e Myhtarit), poemë bektashie
me 12,000 vargje.
1871 POEZI: Zef Jubani: Raccolta di canti popolari e rapsodie di poemi albanesi,
Trieste 1871 (Përmbledhje këngësh dhe rapsodish popullore shqiptare).
1872 Botimi i përkthimit gegërisht të Kostandin Kristoforidhit të Dhiatës së Re nga
Shoqata Biblike Britanike dhe e Huaj në Londër.
ROMANE: Romani në turqisht i Sami Frashërit TaaÕÕuk-u Tal’at ve Fitnat,
Stamboll 1872 (Dashuria e Talatit me Fitneten).
POEZI: Jeronim De Rada: Dalja e botimit të parë të Scanderbeccu i pa-faan,
Koriliano Kalabro 1872.
1877 Dhjetor 1877: themelimi i Komitetit Qendror për mbrojtjen e të drejtave të
kombësisë shqiptare në Stamboll; Themelimi i Kolegjës Saveriane në Shkodër.
1878 10 qershor 1878: Lidhja e Prizrenit; 13 qershor 1878: Kongresi i Berlinit.
POEZI: Hafëz Ali Ulqinaku: Ter—ume-i mevlud ‘alâ lisân-i arnavûd, Stamboll
1878 (Përkthim i një mevludi në gjuhën shqipe).
ANTOLOGJI: Thimi Mitko: Albanikê melissa, Aleksandri 1878 (Bleta
shqiptare).
1879 Shtator 1879: themelimi i gazetës së përjavshme Hê fônê tês Albanias (Zëri i
Shqipërisë) nga Anastas Kullurioti; 12 tetor 1879: themelimi i Shoqërisë së të
shtypuri shkronja shqip në Stamboll; Botimi i përkthimit në toskërisht të
Kostandin Kristoforidhit të Dhiatës së Re nga Shoqata Biblike Britanike dhe e
Huaj.
FILOLOGJI: Auguste Dozon: Manuel de la langue chkipe ou albanaise, Paris
1879 (Doracak i gjuhës shqipe).
1880 DRAMË: Leonardo De Martino: Nata Këshnellavet, Shkodër 1880, e para pjesë
teatrale shqiptare për Krishtlindjet.
1881 POEZI: Leonardo De Martino: L’Arpa di un italo-albanese, Venedik 1881
(Harpa e një arbëreshi), përmbledhje poetike 442-faqesh në italisht dhe shqip.
1882 Shkurt 1882: shfaqet në Kolegjin Saverian në Shkodër I biri i çifutit, pjesë
teatrale nga Pashko Babi.
1883 Jeronim De Rada themelon revistën mujore dygjuhëshe Fiàmuri Arbërit – La
bandiera dell’Albania.
1884 PROZË: Kostantin Kristoforidhi: Gjahu i malësorëvet, Stamboll 1884, një nga
veprat më të hershme të prozës letrare moderne shqiptare.
1886 POEZI: Naim Frashëri: Bagëti e bujqësija, Bukuresht 1886.
FILOLOGJI: Sami Frashëri: Abetare e gjuhësë shqip, Bukuresht 1886.
1887 7 mars 1887: hapja e të parës shkollë zyrtare shqipe në Korçë; 15 maj 1887:
numri i parë i së përjavshmes Drita, më pas në rumanisht Lumina, doli në Braila
në Danubin e poshtëm; Themelimi i periodikut Arbri i ri në Palermo.
DRAMË: Botimi i pjesëve të para të dramës së Françesk Antonio Santorit
Emira, e cila konsiderohet si drama e parë origjinale shqiptare.
POEZI: Giuseppe Schirò: Rapsodie albanesi, Palermo 1887.
1888 POEZI: Botimi i Erveheja të Kyçykut në Bukuresht nga Jani Vreto.
PROZË: Ndoc Nikaj: Vakinat e scêites kisc me 320 faqe, Romë 1888 (Histori e
kishës së shenjtë).
1889 1 maj 1889: hapja e shkollës së parë në gjuhën shqipe në Kosovë.
1890 ROMANE: Pashko Vasa: Bardha de Témal, scènes de la vie albanaise, Paris
1890 (Bardha e Temalit, skena nga jeta shqiptare).
POEZI: Naim Frashëri: Luletë e verësë, Bukuresht 1890.
1891 Mars 1891: botimi i të përmuajshmes fetare Elçija i Zemers t’Jezu Krisctit në
Shkodër; 15 tetor 1891: hapja e shkollës së parë shqipe të vajzave në Korçë.
POEZI: Giuseppe Schirò: Mili e Haidhia, Palermo 1891, një idil imagjinar
dashurie me tetëmbëdhjetë këngë).
1892 PROZË: Ndoc Nikaj: Marzia e ksctenimi n’filles t’vet, Shkodër 1892.
1894 POEZI: Naim Frashëri: Parrajsa dhe fjalë fluturake, Bukuresht 1894.
1896 Themelimi i shtypshkronjës Mbrothësia nga Papa Kristo Luarasi.
POEZI: Naim Frashëri: Fletore e Bektashinjet, Bukuresht 1896.
STUDIME LETRARE: Alberto Straticò: Manuale di letteratura albanese,
Milano 1896 (Doracak i letërsisë shqiptare).
1897 10 maj 1897: numri i parë i së përdyjavshmes Shqipëria e botuar nga Vissar
Dodani; Themelimi i periodikut Albania në Bruksel nga Faik bej Konica.
POEZI: Giuseppe Schirò: Kënkat e luftës, Palermo 1897, një përmbledhje
vjershash kushtuar qëllimit të pavarësisë së Shqipërisë.
1898 POEZI: Naim Frashëri: Istori’ e Skenderbeut, Bukuresht 1898, poemë epike
historike me 11,500 vargje, libri më i lexuar i letërsisë shqiptare për kohën;
Qerbelaja, Bukuresht 1898, poemë epike shiite; Kosmo Serembe: Kënka lirie,
Bukuresht 1898.
ANTOLOGJI: Vissar Dodani: Mialt’é mblétese, Bukuresht 1898.
1899 Themelimi i shoqërisë letrare Bashkimi nga Preng Doçi.
PUBLICISTIKE: Sami Frashëri: Shqipëria – Ç’ka qënë, ç’është e ç’do të bëhetë.
Mendime për shpëtimt të mëmëdheut nga reziket që e kanë rethuarë, Bukuresht
1899.
1900 Tetor 1900: themelimi i gazetës Besa-besën e botuar në Egjipt nga Milo Duçi.
POEZI: Giuseppe Schirò: Te dheu i huaj, Palermo 1900, një idil i gjatë historik.
1901 Nëntor 1901: botimi i së përdyjavshmes Drita në Sofje nga Shahin bej Kolonja;
themelimi i shoqërisë kulturore Agimi nga Ndre dhe Lazar Mjeda; Giuseppe
Schirò: Canti popolari dell’Albania, Palermo 1901 (Këngë popullore të
Shqipërisë).
DRAMË: Shtjefën Gjeçovi: Dashtnia e atdheut.
1902 Qershor 1902: themelimi i gazetës Albanija botuar në Beograd nga Jashar
Erebara.
POEZI: Andon Zako Çajupi: Baba-Tomorri, Kajro 1902; Agostino Ribecco:
Vjersha malli, Sofje 1902.
DRAMË: Shtjefën Gjeçovi: Prijës i dy Dibrave.
1904 Themelimi i revistës mujore Besa, botuar në Egjipt nga Milo Duçi dhe Thoma
Abrami.
POEZI: Asdreni: Rézé djélli, Bukuresht 1904.
LEKSIKOGRAFI: Kostandin Kristoforidhi: Lexikon tês albanikês glôssês,
Athinë 1904.
1905 Themelimi i gazetës Shpnesa e Shcypeniis botuar në Dubrovnik nga Nikolla bej
Ivanaj.
DRAMË: Mihal Grameno: komedia me tri akte Mallkimi i gjuhës shqipe,
Bukuresht 1905.
1906 15 qershor 1906: themelimi i së parës gazetë shqiptare në Amerikë, Kombi e
Bostonit e botuar nga Sotir Peci; Themelimi i shoqërisë Malli i mëmëdheut në
Buffalo NY nga Petro Nini Luarasi; Zbulimi prej Spyridôn Lampros i tekstit të
hershëm shqip i njohur me emrin Perikopeja ose Ungjilli i Pashkëve.
POEZI: Gavril Dara i Riu: Kënka e sprasme e Balës, Katanzaro 1906; Gjergj
Fishta: Vierrsha i përshpirteshem, Shkodër 1906.
DRAMË: Mihal Grameno: tragjedia historike me katër akte Vdekja e Piros,
Sofje 1906.
1907 6 janar 1907: themelimi i shoqërisë Besa-besën në Boston; Themelimi i gazetës
satirike shqip-greqisht Shkopi në Kajro botuar nga Jani Vruho dhe Athanas
Tashko.
POEZI: Gjergj Fishta: Anxat e Parnasit, Sarajevë 1907, vargje satirike.
DRAMË: Andon Zako Çajupi: Burr’ i dheut; Fan Noli: drama me tri akte
Israilitë dhe Filistinë, Boston 1907.
1908 Shkurt 1908: themelimi nga Fan Noli i Kishës Ortodokse Shqiptare Autoqefale
në Boston; Korrik 1908: themelimi prej Mid’hat Frashërit i gazetës së
përjavshme Lirija në Selanik; 14-22 nëntor 1908: mbahet Kongresi i Manastirit
për të vendosur për një alfabet përfundimtar të shqipes.
FOLKLOR: Michele Marchianò: Canti popolari albanesi delle colonie d’Italia.
Foxhia 1908; Spiro Risto Dine: Valët e detit, Sofje 1908, një përmbledhje 856-
faqesh me folklor dhe letërsi shqiptare.
1909 Janar 1909: themelimi i të përmuajshmes së ilustruar Diturija nga Mid’hat
Frashëri; Themelimi i Shtypshkroja Nikaj në Shkodër nga Ndoc Nikaj; 15 maj
1909: numri i parë i gazetës së përdyjavshme Shqypéja e Shqypënis botuar në
Sofje nga Josif Jovan Bageri; Korrik 1909: numri i parë i gazetës së
përdyjavshme Lidhja orthodhokse në Korçë botuar nga Mihal Grameno; 1
dhjetor 1909: themelimi i së parës shkollë pedagogjike në Shqipëri, Shkolla
Normale, në Elbasan; Themelimi nga Jani Vruho në Kajro i së përmuajshmes në
gjuhën shqipe Rrufeja; Themelimi i së përjavshmes Dielli të Bostonit nga Fan
Noli dhe Faik bej Konica.
TREGIME: Mihal Grameno: Oxhaku, Selanik 1909, E puthura, Selanik 1909,
Var’ i pagëzimit, Korçë 1909.
POEZI: Gjergj Fishta: Pika voëset, Zadar 1909; Hilë Mosi: Këngat shqipe,
Selanik 1909.
DRAMË: Namik Selim Delvina: pjesa me tetë akte Dashurija e mëmëdheut,
Selanik 1909; Kristo Floqi: pjesa me katër akte Fe e kombsi.
1910 DRAMË: Andon Zako Çajupi: komedia me një akt Pas vdekjes.
PUBLICISTIKE: Shtjefën Gjeçovi: Agimi i gjytetniis, Shkodër 1910.
1911 1 shkurt 1911: themelimi në Korçë i gazetës së përjavshme Koha nga Mihal
Grameno.
PROZË: Petro Nini Luarasi: Mallkim i shkronjavet shqip dhe çpërfolja e
shqipëtarit, Manastir 1911.
DRAMË: Gjergj Fishta: Shqyptari i gjytetnuem.
1912 28 prill 1912: themelimi në Boston i federatës panshqiptare Vatra; 28 nëntor
1912: shpallja e pavarësisë së Shqipërisë në Vlorë; 17 dhjetor 1912: njohja
ndërkombëtare e pavarësisë së Shqipërisë, nën suzerenitetin e Sulltanit, në
Konferencën e Ambasadorëve në Londër.
PROZË: Risto Siliqi: Pasqyra. Diteve pergjakshme në të pêstin shekull
Shqypêniis të robënueme, Trieste 1912.
POEZI: Asdreni: Endra e lote, Bukuresht 1912; Mihal Grameno: Plagët,
Manastir 1912.
DRAMË: Kristo Floqi: skeçi me një akt Dhëndërr me përdhuni.
1913 1 janar 1913: numri i parë i periodikut kulturor françeskan Zâni i Shna Ndout;
15 qershor 1913: themelimi në Shkodër i gazetës së përjavshme Shqypnia e re
botuar nga Hilë Mosi dhe Risto Siliqi; Tetor 1913: themelimi i së përmuajshmes
françeskane Hylli i dritës.
PROZË: Ndoc Nikaj: Fejesa n’djep a se Ulqini i mârrun, Shkodër 1913,
Shkodra e rrethueme, Shkodër 1913.
POEZI: Gjergj Fishta: botimi i parë i Mrizi i zânevet, Shkodër 1913; Hilë Mosi:
Zan’ i atdheut, Trieste 1913.
1914 7 mars 1914: Mbërritja e Princ Vilhelm Vid në Durrës për të zënë fronin
shqiptar.
TREGIME: Mid’hat Frashëri: Hî dhe shpuzë, Sofje 1914.
ROMANE: Zef Mati Harapi: Pushka e trathtarit, Shkodër 1914.
1916 Ngrihet në Shkodër nga autoritetet austro-hungareze Komisija Letrare Shqype.
POEZI: Hilë Mosi: Lotët e dashnís, Shkodër 1916.
DRAMË: Kristo Floqi: pjesa me pesë akte Karllo Topija.
1917 POEZI: Ndre Mjeda: Juvenilia, Vjenë 1917.
DRAMË: Anton Xanoni: Skënderbegu ose t’liruemit prej zgjedhës së turkut.
1918 PROZË: Ndoc Nikaj: Bukurusha, Shkodër 1918.
1919 Krijimi në Shkodër i Shoqërisë Teatrore Bogdani.
1920 Janar/shkurt 1920: Kongresi i Lushnjës dhe qeveria e parë pas Pavarësisë me
selinë në Tiranë.
PROZË: Ndoc Nikaj: Lulet në thes, Shkodër 1920.
1921 ROMANE: Foqion Postoli: Për mbrojtjen e atdheut.
DRAMË: Milo Duçi: pjesa me tri akte Nderi, Konstancë 1921; Zef Mati Harapi:
Oso Kuka.
1922 Themelimi i Shoqeria botonjesé shqipetaré në Kajro, e kryesuar nga Milo Duçi.
PROZË: Milo Duçi: Midis dy grash, Kajro 1922.
DRAMË: Milo Duçi: pjesa me tri akte E thëna, Kajro 1922; Kristo Floqi: farsa
me katër akte Qérthulli politik, Tiranë 1922.
1923 15 prill 1923: numri i parë i së përjavshmes Ora e maleve në Shkodër; Tetor
1923: themelimi i së përmuajshmes fetare e kulturore Zâni i naltë.
ROMANE: Mehdi bej Frashëri: Nevruzi, Tiranë 1923.
POEZI: Gjergj Fishta: Gomari i Babatasit, Shkodër 1923, vargje satirike.
DRAMË: Gjergj Fishta: Juda Makabé, Shkodër 1923; Kristo Floqi: tragjedia me
pesë akte Pirro Neoptolemi; Zef Mati Harapi: Mustafa Pasha i Shkodrës; Haki
Stërmilli: Dibraneja e mjerueme, Tiranë 1923, Dashuni e besnikëri, Tiranë
1923.
1924 27 qershor 1924: Peshkopi Fan Noli shpallet zyrtarisht kryeministër dhe më pas
regjent i Shqipërisë; 24 dhjetor 1924: Ahmet Zogu vjen në fuqi në Shqipëri me
një grusht shteti.
ROMANE: Foqion Postoli: Lulja e kujtimit.
POEZI: Ernest Koliqi: Kushtrimi i Skanderbeut, Tiranë 1924; Vinçenc
Prennushi: Gjeth e lule, Shkodër 1924.
DRAMË: Haki Stërmilli: Agimi i lumnuëshëm, Tiranë 1924.
1925 28 nëntor 1925: numri i parë i gazetës Demokratia në Gjirokastër.
POEZI: Gjergj Fishta: Vallja e Parrîzit, Shkodër 1925, vjersha fetare.
DRAMË: Foqion Postoli: Detyra e mëmës.
1926 POEZI: Zef Serembe: Vjersha, Milano 1926.
DRAMË: Mehdi bej Frashëri: tragjedia me pesë akte Trathëtia, Tiranë 1926.
1927 POEZI: Hilë Mosi: Lule prendvere, Tiranë 1927.
DRAMË: Gjergj Fishta: Sh. Luigji Gonzaga, Shkodër 1927.
1928 1 shtator 1928: Ahmet Zogu shpallet Mbret i Shqiptarvet.
DRAMË: Filip Papajani: Moisi Golemi.
1929 Prill 1929: themelimi i së përmuajshmes kulturore jezuite Leka në Shkodër.
TREGIME: Ernest Koliqi: Hija e maleve, Zadar 1929.
ROMANE: Llambi Dardha: Kthimi i Skënderbeut në Krujë, Korçë 1929.
DRAMË: Kostandin Kote: pjesa me tri akte Shperblimi i gjaksís, Zadar 1929.
1930 Korrik 1930: themelimi i periodikut Neo-Shqiptarismi nga Branko Merxhani.
POEZI: Asdreni: Psallme murgu, Bukuresht 1930.
1931 DRAMË: Etëhem Haxhiademi: Ulisi, Akili, Aleksandri, Tiranë 1931.
1932 15 gusht 1932: themelimi në Tiranë i së përmuajshmes Minerva.
STUDIME LETRARE: Nonda Bulka: Horizonte të reja për letërsinë kombëtare;
Gaetano Petrotta: Popolo, lingua e letteratura albanese, Palermo 1932 (Populli,
gjuha dhe letërsia shqiptare).
1933 POEZI: Ernest Koliqi: Gjurmat e stinve, Tiranë 1933; Lasgush Poradeci: Vallja
e yjve, Bukuresht 1933; Filip Shiroka: Zâni i zêmrës, Tiranë 1933.
STUDIME: Shtjefën Gjeçovi: Kanuni i Lekë Dukagjinit, Shkodër 1933.
1934 4 mars 1934: botimi në Tiranë i së përjavshmes kulturore Illyria.
PROZË: Nonda Bulka: Kur qan e qesh bilbili, Korçë 1934.
DRAMË: Etëhem Haxhiademi: Pirrua.
STUDIME LETRARE: Justin Rrota: Letratyra shqype, Shkodër 1934.
1935 TREGIME: Ernest Koliqi: Tregtar flamujsh, Tiranë 1935.
ROMANE: Sterjo Spasse: Nga jeta në jetë – Pse!?, Korçë 1935.
DRAMË: Etëhem Haxhiademi: pjesa me pesë akte Skënderbeu, Tiranë 1935;
Lazër Lumezi: komedia me një akt Makaronat e shejtanit.
1936 15 prill 1936: themelimi i së përjavshmes kulturore të majtë Bota e re në Korçë;
Tetor 1936: themelimi në Tiranë i së përmuajshmes kulturore Përpjekja
shqiptare.
TREGIME: Migjeni: përfundimi i dorëshkrimit të Novelat e qytetit të veriut.
ROMANE: Haki Stërmilli: Sikur t’isha djalë, Tiranë 1936.
POEZI: Migjeni: Vargjet e lira, Tiranë 1936; Lasgush Poradeci: Ylli i zemrës,
Bukuresht 1936.
DRAMË: Etëhem Haxhiademi: Diomedi, Tiranë 1936; Ilo Mitkë Qafëzezi:
Dhaskal Gjoka, apo shkolla korçare e qëmoçme, Korçë 1936.
1937 Njëzetepesë vjetori i pavarësisë së Shqipërisë.
POEZI: Gjergj Fishta: Lahuta e malcís, Shkodër 1937, poemë epike historike me
15,613 vargje.
DRAMË: Andon Zako Çajupi: Burr’ i dheut, Kajro 1937, botuar pas vdekjes.
1938 TREGIME: Milto Sotir Gurra: Plagët e kurbetit, Tiranë 1938; Mitrush Kuteli:
Nete shqipëtare, Bukuresht 1938.
STUDIME LETRARE: Eqrem Çabej: Për gjenezën e literaturës shqipe,
Shkodër 1938-1939.
1939 7 prill 1939: Italia pushton Shqipërinë.
POEZI: Nexhat Hakiu: Këngët e zambares, Tiranë 1939; Etëhem Haxhiademi:
Lyra, Tiranë 1939.
DRAMË: Etëhem Haxhiademi: Abeli.
1940 15 korrik 1940: themelimi në Tiranë i së përmuajshmes letrare e artistike
Shkëndija nga Ernest Koliqi; 30 dhjetor 1940: vdekja e Gjergj Fishtës.
TREGIME: Vedat Kokona: Yje të këputur, Tiranë 1940.
POEZI: Luigj Gurakuqi: Vjersha, Bari 1940.
1941 8 nëntor 1941: krijimi i Partisë Komuniste Shqiptare.
TREGIME: Musine Kokalari, Siç më thotë nënua plakë, Tiranë 1941.
POEZI: Gjergj Fishta: botimi përfundimtar pas vdekjes i Mrizi i zânevet,
Shkodër 1941; Ernest Koliqi: Symfonia e shqipevet, Tiranë 1941.
DRAMË: Gjergj Fishta: Jerina, ase mbretnesha e luleve, Shkodër 1941; Ndre
Zadeja: Rozafa.
STUDIME LETRARE: Namik Ressuli & Karl Gurakuqi (red.): Shkrimtarët
shqiptarë, Tiranë 1941.
1942 TREGIME: Mitrush Kuteli: Ago Jakupi e të tjera rrëfime, Tiranë 1943.
POEZI: Ali Asllani: Hanko halla, Tiranë 1942.
1943 POEZI: Fan Noli: Mall e brengë, Tiranë 1943.
1944 15 shkurt 1944: themelimi i së përdyjavshmes letrare Revista letrare; 27 mars
1944: numri i parë i së përmuajshmes letrare Kritika nga Arshi Pipa; 28 nëntor
1944: forcat komuniste nën Enver Hoxhën hynë në Tiranë.
TREGIME: Musine Kokalari: … sa u-tunt jeta, Tiranë 1944; Mitrush Kuteli:
Kapllan Aga i Shaban Shpatës. Rrëfime – Rrëfenja, Tiranë 1944.
ROMANE: Sterjo Spasse: Afërdita.
POEZI: Migjeni: botimi i dytë i Vargjet e lira, Tiranë 1944; Shevqet Musaraj:
Epopeja e Ballit Kombëtar, Tiranë 1944; Arshi Pipa: Lundërtarë, Tiranë 1944.
1945 7 tetor 1945: konferenca e parë e shkrimtarëve dhe themelimi i Lidhjes së
Shkrimtarëve të Shqipërisë, të kryesuar nga Sejfulla Malëshova, fillimisht me 74
anëtarë, komunistë dhe jokomunistë.
POEZI: Lame Kodra (= Sejfulla Malëshova): Vjersha, Tiranë 1945; Dhimitër
Shuteriqi: O Ptoleme, Elbasan 1945.
1946 11 janar 1946: shpallet Republika Popullore e Shqipërisë; 21 shkurt 1946:
shkarkimi i Sejfulla Malëshovës nga posti i ministrit të arsimit. Dhimitër
Shuteriqi bëhet kryetar i Lidhjes të Shkrimtarëve të Shqipërisë deri më 1973;
Qershor 1946: konferenca e dytë i Lidhjes së Shkrimtarëve të Shqipërisë shpie
në eliminimin shkrimtarëve jokomunistë.
POEZI: Vehbi Bala: Shtigje drite, Shkodër 1946; Dushko Vetmo (= Francesco
Solano): Bubuqe t’egra, Buenos Aires 1946.
1947 POEZI: Aleks Çaçi: Ashtu, Myzeqe, Tiranë 1947.
1948 Shtator 1948: themelimi i Teatrit Popullor Krahinor të Prishtinës.
POEZI: Aleks Çaçi: Me ty, Stalin, Tiranë 1948; Fan Noli: Albumi, Boston 1948.
DRAMË: Besim Levonja: Prefekti, Tiranë 1948.
1949 1 maj 1949: e para shfaqje në gjuhën shqipe në Teatrin Popullor Krahinor të
Prishtinës; Maj 1949: rënia e Koçi Xoxes dhe fundi i gjuetisë së shtrigave në
Shqipëri; Tetor 1949: konferenca e tretë e Lidhjes së Shkrimtarëve të Shqipërisë
dhe ardhja e zhdanovizmit dhe e modeleve letrare sovjetike; Fundi i aleancës
jugosllavo-shqiptare; Themelimi i Teatrit Migjeni të Shkodrës; Themelimi i
revistës letrare Jeta e re e Kosovës.
POEZI: Luan Qafëzezi: Poezi, Tiranë 1949; Llazar Siliqi: Prishtina, Tiranë
1949.
1950 POEZI: Llazar Siliqi: Rruga e lumtunis, Tiranë 1950.
DRAMË: Kolë Jakova: Halili e Hajrija, Tiranë 1950.
STUDIME LETRARE: Gaetano Petrotta: Svolgimento storico della cultura e
della letteratura albanese, Palermo 1950 (Zhvillimi historik i kulturës dhe
letërsisë shqiptare).
1951 22 qershor 1951: themelimi i Teatrit A.Z. Çajupi të Korçës.
POEZI: Mark Gurakuqi: Kangë për jetën, Tiranë 1951.
1952 ROMANE: Dhimitër S. Shuteriqi: Çlirimtarët në dy vëllime, Tiranë 1952, 1955;
Sterjo Spasse: Ata nuk ishin vetëm, Tiranë 1952.
POEZI: Nonda Bulka: Në dritën e yllit, Tiranë 1952.
1953 11 janar 1953: themelimi i Teatrit Aleksandër Moisiu të Durrësit; 5 tetor 1953:
Pro memoria e Kasëm Trebeshinës drejtuar Enver Hoxhës.
POEZI: Martin Camaj: Nji fyell ndër male, Prishtinë 1953.
1954 Themelimi i Nëntori, e përmuajshme letrare e Lidhjes së Shkrimtarëve të
Shqipërisë në Tiranë.
TREGIME: Sitki Imami: Drejt ditëve të reja, Prishtinë 1954.
ROMANE: Fatmir Gjata: Përmbysja, Tiranë 1954.
POEZI: Ismail Kadare: Frymëzimet djaloshare, Tiranë 1954; Martin Camaj:
Kânga e vërrinit, Prishtinë 1954.
1955 ROMANE: Kin Dushi: Udha e Velanit, Tiranë 1955; Sterjo Spasse: Afërdita
përsëri në fshat, Tiranë 1955.
POEZI: Llazar Siliqi: Mësuesi, Tiranë 1955; Esad Mekuli: Për ty, Prishtinë
1955.
DRAMË: Kolë Jakova: Toka jonë, Tiranë 1955; Sulejman Pitarka: Familja e
peshkatarit, Tiranë 1955.
STUDIME LETRARE: Stuart Mann: Albanian literature, an outline of prose,
poetry and drama, London 1955 (Letërsia shqiptare, vështrim mbi prozën,
poezinë dhe dramën).
1956 POEZI: Loni Papa: Fillo këngën çifteli, Tiranë 1956.
1957 16 shtator 1957: themelimi i Universitetit të Tiranës; Shkrirja e Lidhjes së
Shkrimtarëve me Lidhjen e Artistëve për të formuar Lidhjen e Shkrimtarëve dhe
Artistëve të Shqipërisë; Kongresi i parë i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve
të Shqipërisë; Themelimi nga Ernest Koliqi i revistës letrare Shêjzat, e
përkohëshme kulturore, shoqnore e artistike, në Romë.
ROMANE: Sinan Hasani: Rrushi ka nisë me u pjekë, Prishtinë 1957.
POEZI: Enver Gjerqeku: Gjurmat e jetës, Prishtinë 1957; Ismail Kadare:
Ëndërrimet, Tiranë 1957.
STUDIME: Faik Konica: Albania, the rock garden of southeastern Europe and
other essays, Boston 1957 (Shqipëria, kopshti shkëmbor i Evropës juglindore
dhe ese të tjera).
1958 ROMANE: Martin Camaj: Djella, Romë 1958; Adem Demaçi: Gjarpijt e gjakut,
Prishtinë 1958; Petro Marko: Hasta la vista, Tiranë 1958.
POEZI: Dritëro Agolli: Në udhë dolla, Tiranë 1958.
DRAMË: Sulejman Pitarka: Trimi i mirë me shokë shumë, Tiranë 1958; Ndrekë
Luca: Shtatë Shaljanët, Tiranë 1958.
1959 ROMANE: Ali Abdihoxha: Një vjeshtë me stuhi, Tiranë 1959; Fatmir Gjata:
Këneta, Tiranë 1959.
TREGIME: Hivzi Sulejmani: Era dhe kolona, Prishtinë 1959.
POEZI: Ernest Koliqi: Kangjelet e Rilindjes, Romë 1959; Arshi Pipa: Libri i
burgut, Romë 1959; Drago Siliqi: Këngë e re për dashurinë e vjetër, Tiranë
1959.
STUDIME LETRARE: Giuseppe Schirò: Storia della letteratura albanese,
Firence 1959 (Historia e letërsisë shqiptare); Dhimitër S. Shuteriqi, Koço Bihiku
& Mahir Domi (red.): Historia e letërsisë shqipe, Tiranë 1959, 1960.
1960 ROMANE: Ernest Koliqi: Shija e bukës së mbrûme, Romë 1960; Petro Marko:
Qyteti i fundit, Tiranë 1960; Azem Shkreli: Karvani i bardhë, Prishtinë 1960.
POEZI: Llazar Siliqi: Ringjallje, Tiranë 1960; Azem Shkreli: Bulzat, Prishtinë
1960.
1961 1 janar 1961: numri i parë i gazetës Drita, e përjavshme letrare e Lidhjes së
Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë; 11 korrik 1961: debat letrar në një
mbledhje të Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve që çoi në një ndryshim kursi
në politikën letrare në Shqipëri; Dhjetor 1961: prishja e marrëdhënieve me
Bashkimin Sovjetik.
TREGIME: Anton Pashku: Tregime, Prishtinë 1961.
POEZI: Dritëro Agolli: Hapat e mija në asfalt, Tiranë 1961; Ismail Kadare:
Shekulli im, Tiranë 1961; Adem Gajtani: Drita në zemër, Prishtinë 1961;
Fahredin Gunga: Pëshpëritjet e mëngjezit, Prishtinë 1961; Ali Podrimja: Thirrje,
Prishtinë 1961.
DRAMË: Spiro Çomora: Karnavalet e Korçës, Tiranë 1961; Andrea Skanjeti:
Nora, heroina e bjeshkve, Tiranë 1961.
1962 POEZI: Fatos Arapi: Shtigje poetike, Tiranë 1962; Rrahman Dedaj: Me sy
kange, Prishtinë 1962.
1963 ROMANE: Ismail Kadare: Gjenerali i ushtrisë së vdekur, Tiranë 1963.
TREGIME: Ramadan Rexhepi: Kumbonaret, Prishtinë 1963.
POEZI: Adelina Mamaqi: Ëndrra vashërie, Tiranë 1963, vëllimi i parë me
vjersha i botuar nga një grua në Shqipëri; Ali Podrimja: Shamija e
përshëndetjeve, Prishtinë 1963; Azem Shkreli: Engjujt e rrugëve, Prishtinë
1963.
1964 TREGIME: Dritëro Agolli: Zhurma e erërave të dikurshme, Tiranë 1964.
POEZI: Dritëro Agolli: Devoll, Devoll, Tiranë 1964; Martin Camaj: Legjenda,
Romë 1964; Ismail Kadare: Përse mendohen këto male, Tiranë 1964.
ANTOLOGJI: Enver Gjerqeku (red.): Panoramë e letërsisë bashkëkohore
shqipe në Jugosllavi, Beograd 1964.
1965 TREGIME: Azem Shkreli: Sytë e Evës, Prishtinë 1965.
ROMANE: Shevqet Musaraj: Para agimit në dy vëllime, Tiranë 1965-1966;
Jakov Xoxa: Lumi i vdekur, Tiranë 1965; Nazmi Rrahmani: Malsorja, Prishtinë
1965.
POEZI: Dritëro Agolli: Shtigje malesh dhe trotuare, Tiranë 1965; Aleks Çaçi:
Ëndrat e mia, Tiranë 1965; Beqir Musliu: Rima të shqetsueme, Prishtinë 1965.
1966 Dimër: ‘revolucionarizimi’ i kulturës shqiptare nën ndikimin e Revolucionit
Kulturor Kinez i cili kishte filluar në nëntor 1965; Korrik 1966: Plenumi i
Brioneve i Lidhjes së Komunistëve të Jugosllavisë dhe dënimi i Rankoviqit.
TREGIME: Ismail Kadare: Përbindëshi; Bilal Xhaferri: Njerëz të rinj, tokë e
lashtë, Tiranë 1966.
ROMANE: Kapllan Resuli: Tradhëtia, Tiranë 1965; Nazmi Rrahmani:
Malsorja, Prishtinë 1965; Dhimitër Xhuvani: Tuneli, Tiranë 1966.
POEZI: Besim Bokshi: Në pritje, Prishtinë 1966; Enver Gjerqeku: Tinguj të
zgjuem, Prishtinë 1966, Blerimi i vonuem, Prishtinë 1966; Din Mehmeti: Rini
diellore, Prishtinë 1966.
DRAMË: Ibrahim Uruçi: Doktor Aleksi, Tiranë 1966.
1967 POEZI: Martin Camaj: Lirika mes dy moteve, Mynih 1967; Sulejman Mato:
Shtegu i blertë, Tiranë 1967; Ali Podrimja: Dhimbë e bukur, Prishtinë 1967;
Bilal Xhaferri: Lirishta e kuqe, Tiranë 1967.
DRAMË: Loni Papa: Cuca e maleve, Tiranë 1967; Erveheja e Muhamet
Kyçykut, përshtatur për skenë në Kosovë nga Muharem Qena.
1968 Prill 1968: konferenca gjuhësore në Prishtinë heq përdorimin e gegërishtes
letrare në Kosovë në të mirë të shqipes letrare.
TREGIME: Kapllan Resuli: Ushtima e Korrabit, Tiranë 1968.
ROMANE: Ismail Kadare: Dasma, Tiranë 1968.
POEZI: Rrahman Dedaj: Simfonia e fjalës, Prishtinë 1968; Adem Gajtani: Ti
kangë, ti zog i largët, Prishtinë 1968; Ismail Kadare: Motive me diell, Tiranë
1968; Arshi Pipa: Rusha, Mynih 1968; Frederik Rreshpja: Rapsodi shqiptare,
Tiranë 1968.
DRAMË: Minush Jero: Njolla të murrmë, 1968; Fadil Paçrami: Tri drama,
Tiranë 1968.
1969 Prill 1969: fundi i fushatës së ‘revolucionarizimit’ në Shqipëri.
24-26 prill 1969: Kongresi i Dytë i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve;
Nëntor 1969: përurimi i Universitetit të Prishtinës.
ROMANE: Nazmi Rrahmani: Tymi i votrës së fikun, Prishtinë 1969; Hivzi
Sulejmani: Fëmijët e lumit tim, Prishtinë 1969.
POEZI: Bernardin Palaj: Opere, Romë 1969 (Vepra); Arshi Pipa: Meridiana,
Mynih 1969; Ali Podrimja: Sampo, Prishtinë 1969; Azem Shkreli: E di një fjalë
prej guri, Prishtinë 1969.
DRAMË: Anton Pashku: Sinkopa, Prishtinë 1969; Azem Shkreli: Fosilet.
1970 ROMANE: Dritëro Agolli: Komisari Memo, Tiranë 1970; Sabri Godo: Ali Pashë
Tepelena, Tiranë 1970; Elena Kadare: Një lindje e vështirë, Tiranë 1970, i pari
roman i botuar nga një grua në Shqipëri; Ismail Kadare: Kështjella, Tiranë 1970;
Dhimitër Xhuvani: Përsëri në këmbë, Tiranë 1970.
POEZI: Aleks Çaçi: Ti je, Myzeqe?, Tiranë 1970; Rrahman Dedaj: Baladë e
fshehur, Prishtinë 1970; Fahredin Gunga: Mallkimet e fjetuna, Prishtinë 1970.
DRAMË: Fadil Paçrami: Edhe tri drama, Tiranë 1970.
1971 Shkurt 1971: vendosja e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Shqipërisë dhe
Jugosllavisë sjell një shkrirje akujsh në marrëdhëniet kulturore midis Shqipërisë
dhe Kosovës.
ROMANE: Ismail Kadare: Kronikë në gur, Tiranë 1971; Teodor Laço: Tokë e
ashpër, Tiranë 1971; Jakov Xoxa: Juga e bardhë, Tiranë 1971; Ramiz
Kelmendi: Heshtja e armëve, Prishtinë 1971; Anton Pashku: Oh, Prishtinë 1971.
POEZI: Ali Podrimja: Torzo, Prishtinë 1971.
DRAMË: Naum Prifti: Mulliri i Kostë Bardhit, Tiranë 1971.
1972 20-25 nëntor 1972: Kongresi i Drejtshkrimit në Tiranë miraton gjuhën letrare
shqipe si gjuhë letrare të njësuar të Shqipërisë dhe të shqipfolësve në Jugosllavi;
Themelimi i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.
ROMANE: Teki Dërvishi: Pirgu i lartë, Prishtinë 1972; Frederik Rreshpja: Zëri
i largët i kasolles, Tiranë 1972.
POEZI: Natasha Lako: Marsi brenda nesh, Tiranë 1972; Enver Gjerqeku: Ashti
ynë, Prishtinë 1972; Sabri Hamiti: Njeriu vdes i ri, Prishtinë 1972.
1973 26-28 qershor 1973: Plenumi i Katërt i Komitetit Qendror shkatërron ‘lëvizjen
liberale’; Fadil Paçrami dhe Todi Lubonja dënohen si deviacionistë dhe armiq të
popullit. Dritëro Agolli zëvendëson Dhimitër Shuteriqin si kryetar i Lidhjes së
Shkrimtarëve dhe Artistëve.
TREGIME: Anton Pashku: Kjasina, Prishtinë 1973.
ROMANE: Dritëro Agolli: Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo, Tiranë 1973;
Nazmi Rrahmani: Toka e përgjakur, Prishtinë 1973.
POEZI: Fatos Arapi: Më jepni një emër, Tiranë 1973; Rrahman Dedaj: Etje,
Prishtinë 1973; Ali Podrimja: Folja, Prishtinë 1973; Frederik Rreshpja: Në këtë
qytet, Tiranë 1973.
1974 Kushtetuta jugosllave garanton autonominë e Kosovës.
ROMANE: Rexhep Qosja: Vdekja më vjen prej syve të tillë, Prishtinë 1974;
Zejnullah Rrahmani: Zanoret e humbura, Prishtinë 1974.
POEZI: Dritëro Agolli: Nënë Shqipëri, Tiranë 1974; Rudolf Marku: Shokët e mi,
Tiranë 1974.
1975 TREGIME: Dushko Vetmo (= Francesko Solano): Tregimet e lëmit, Koriliano
Kalabro 1975.
ROMANE: Dritëro Agolli: Njeriu me top, Tiranë 1975; Skënder Drini: Shembja
e idhujve, Tiranë 1975; Sabri Godo: Skënderbeu, Tiranë 1975; Ismail Kadare:
Nëntori i një kryeqyteti, Tiranë 1975; Teodor Laço: Përballimi, Tiranë 1975;
Ramiz Kelmendi: Shtatë persona ndjekin autorin, Prishtinë 1975.
POEZI: Sabri Hamiti: Thikë harrimi, Prishtinë 1975.
STUDIME LETRARE: Mensur Raifi: Fan S. Noli dhe Migjeni, Prishtinë 1975.
1976 ROMANE: Sabri Hamiti: Njëqind vjet vetmi, Prishtinë 1976.
POEZI: Ismail Kadare: Koha, Tiranë 1976; Karmell Kandreva (= Carmelo
Candreva): Shpirti i arbërit rron, Kozencë 1976; Ali Podrimja: Credo, Prishtinë
1976.
DRAMË: Anton Pashku: Gof, Prishtinë 1976; Ruzhdi Pulaha: Zonja nga qyteti,
Tiranë 1976.
STUDIME LETRARE: Dhimitër Shuteriqi: Shkrimet shqipe në vitet 1332-1850,
Tiranë 1976.
1977 Themelimi i Teatrit Popullor të Gjakovës.
PROZË: Ismail Kadare: Dimri i madh, Tiranë 1977, Emblema e dikurshme,
Tiranë 1977; Zejnullah Rrahmani: E Bukura e Dheut, Prishtinë 1977.
POEZI: Adem Gajtani: Amfora e fundosur, Prishtinë 1977; Enver Gjerqeku:
Pengu, Prishtinë 1977; Fahredin Gunga: Psalmet e gurta, Prishtinë 1977;
Dushko Vetmo (= Francesko Solano): Te praku, Trebisacce 1977.
1978 29 korrik 1978: prishja e aleancës kino-shqiptare. Themelimi i revistës Les
Lettres albanaises (Letërsia shqiptare), e përtremuajshme e Lidhjes së
Shkrimtarëve në Tiranë.
TREGIME: Elena Kadare: Nusja dhe shtetrrethimi, Tiranë 1978; Anton Pashku:
Lutjet e mbrëmjes, Prishtinë 1978.
ROMANE: Martin Camaj: Rrathë, Mynih 1978; Skënder Drini: Midis dy
kohëve, Tiranë 1978; Ismail Kadare: Muzgu i perëndive të stepës, Prilli i thyer,
Ura me tri harqe, Tiranë 1978; Nazmi Rrahmani: Rruga e shtëpisë sime,
Prishtinë 1978; Zejnullah Rrahmani: Sheshi i unazës, Prishtinë 1978.
POEZI: Martin Camaj: Njeriu më vete e me tjerë, Mynih 1978; Enver Gjerqeku:
Pengu i dashurisë, Prishtinë 1978; Din Mehmeti: Ikje nga vdekja, Prishtinë
1978.
STUDIME LETRARE: Koço Bihiku (red.): Historia e letërsisë shqiptare të
realizmit socialist, Tiranë 1978; Arshi Pipa: Trilogia albanica, Mynih 1978.
1979 TREGIME: Zija Çela: Pëllumbat e janarit, Tiranë 1979.
ROMANE: Murat Isaku: Plagët, Tiranë 1979; Ismail Kadare: Kush e solli
Doruntinën?.
POEZI: Dritëro Agolli: Poezi, Tiranë 1979; Ismail Kadare: Poezi, Tiranë 1979;
Natasha Lako: E para fjalë e botës, Tiranë 1979; Sabri Hamiti: Trungu ilir,
Prishtinë 1979.
STUDIME LETRARE: Ibrahim Rugova & Sabri Hamiti: Kritika letrare. Tekste,
shënime, komente, Prishtinë 1979.
1980 TREGIME: Ismail Kadare: Gjakftohtësia, Tiranë 1980; Vath Koreshi: Dasma e
Sakos, Tiranë 1980.
POEZI: Rrahman Dedaj: Gjërat që s’preken, Prishtinë 1980; Adem Gajtani:
Kënga e mjellmës, Prishtinë 1980; Ismail Kadare: Buzëqeshje mbi botë, Prishtinë
1980.
LEKSIKOGRAFI: Fjalor i gjuhës së sotme shqipe, Tiranë 1980.
1981 Mars/prill 1981: kryengritja popullore në Kosovë për statusin e republikës;
17 dhjetor 1981: vdekja misterioze e rivalit të Enver Hoxhës, Mehmet Shehu.
ROMANE: Teki Dërvishi: Herezia e Dervish Mallutës, Prishtinë 1981; Elena
Kadare: Bashkëshortët, Tiranë 1981; Ismail Kadare: Nëpunësi i pallatit të
ëndrrave, Tiranë 1981; Mehmet Kraja: Moti i madh, Prishtinë 1981; Nasi Lera:
Gjaku i prillit, Tiranë 1981.
POEZI: Esad Mekuli: Midis dashurisë dhe urrejtjes, Tiranë 1981, Brigjet,
Prishtinë 1981; Azem Shkreli: Pagëzimi i fjalës, Prishtinë 1981; Xhevahir
Spahiu: Vdekje perëndive, Prishtinë 1981.
1982 Vrasja e poetit dhe gazetarit kosovar Jusuf Gërvalla në Gjermani.
ROMANE: Jusuf Buxhovi: Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit, Prishtinë 1982.
PROZË: Beqir Musliu: Mbledhësit e purpurit, Prishtinë 1982.
POEZI: Eqrem Basha: Atleti i ëndrrave të bardha, Prishtinë 1982; Ali Podrimja:
Lum Lumi, Prishtinë 1982; Vorea Ujko: Këngë arbëreshe, Tiranë 1982.
1983 TREGIME: Naum Prifti: Njëqind vjet, Tiranë 1983.
ROMANE: Musa Ramadani: Ligatina, Prishtinë 1983.
POEZI: Rrahman Dedaj: Jeta gabon, Prishtinë 1983; Abdylazis Islami: Majë
malesh, Prishtinë 1983.
STUDIME LETRARE: Dhimitër S. Shuteriqi (red.): Historia e letërsisë
shqiptare. Tiranë 1983.
1984 TREGIME: Ismail Kadare: Sjellësi i fatkeqësisë – Islamo nox.
ROMANE: Miço Kallamata: Asnjanësia e Zotit Lulo, Tiranë 1984; Mehmet
Kraja: Udhëzime për kapërcimin e detit, Prishtinë 1984.
POEZI: Natasha Lako: Këmisha e pranverës, Prishtinë 1984; Bardhyl Londo:
Emrin e ka dashuri, Tiranë 1984.
STUDIME LETRARE DHE ANTOLOGJI: Nebil Duraku (red.): Shkrimtarët e
Kosovës ’43-’83, Prishtinë 1984; Rexhep Qosja: Historia e romantizmit 1-3,
Prishtinë 1984, 1984, 1986.
1985 11 prill 1985: vdekja e Enver Hoxhës, pasardhës i të cilit bëhet Ramiz Alia.
ROMANE: Vath Koreshi: Rrugë për larg, Tiranë 1985; Ndoc Papleka: Gjaku i
tokës, Tiranë 1985.
POEZI: Dritëro Agolli: Udhëtoj i menduar, Tiranë 1985; Fahredin Gunga:
Mallkimet e zgjuara, Prishtinë 1985; Sabri Hamiti: Leja e njohtimit, Prishtinë
1985; Muhamet Kërveshi: Lojë në vazhdime, Prishtinë 1985.
STUDIME LETRARE: Agim Vinca: Struktura e zhvillimit të poezisë së sotme
shqipe 1945-1980, Prishtinë 1985.
1986 PROZË: Koço Kosta: Ata të dy e të tjerë; Ismail Kadare: Koha e shkrimeve,
Tiranë 1986.
ROMANE: Diana Çuli: Rrethi i kujtesës, Tiranë 1986; Fatos Kongoli: Ne të tre,
Tiranë 1986; Mehmet Kraja: Sëmundja e ëndrrave, Prishtinë 1986; Ymer
Shkreli: Rapsodi Kosovare, Prishtinë 1986.
POEZI: Xhevahir Spahiu: Nesër jam aty, Tiranë 1986; Eqrem Basha: Udha
qumështore, Prishtinë 1986; Azem Shkreli: Kënga e hutinit, Prishtinë 1986.
STUDIME LETRARE: Robert Elsie: Dictionary of Albanian Literature, Nju
Jork 1986 (Fjalor i letërsisë shqiptare); Zejnullah Rrahmani: Nga teoria e
letërsisë shqipe, Prishtinë 1986.
1987 12 nëntor 1987: vdekja e Lasgush Poradecit.
TREGIME: Zija Çela: Eklips dhe proza të tjera, Tiranë 1987.
ROMANE: Martin Camaj: Karpa, Romë 1987; Skënder Drini: Njerëzit dhe deti,
Tiranë 1987; Teodor Laço: Të gjithë lumenjtë rrjedhin, Tiranë 1987.
POEZI: Rrahman Dedaj: Fatkeqësia e urtisë, Prishtinë 1987; Beqir Musliu:
Libri i anatemave, Prishtinë 1987; Agim Vinca: Arna dhe ëndrra, Prishtinë
1987.
DRAMË: Edi Shukriu: Kthimi i Euridikës, Prishtinë 1987.
STUDIME LETRARE: Ibrahim Rugova: Refuzimi estetik, Prishtinë 1987.
1988 Valter File: Nata e kuajve të bardhë, Tiranë 1988; Sabri Godo: Ujërat e qeta,
Tiranë 1988; Ismail Kadare: Koncert në fund të dimrit, Tiranë 1988; Dhimitër
Xhuvani: Shpirtin nuk e shes, Tiranë 1988.
POEZI: Mimoza Ahmeti: Sidomos nesër, Tiranë 1988; Bardhyl Londo: Si ta
qetësoj detin, Tiranë 1988; Din Mehmeti: As në tokë, as në qiell, Prishtinë 1988;
Ndoc Papleka: Lumi e di ku buron, Tiranë 1988; Koçi Petriti: Të dashurova ty,
Tiranë 1988; Ali Podrimja; Fund i gëzuar, Prishtinë 1988; Ilirjan Zhupa: Mos
më pyet ku kam qenë, Tiranë 1988.
DRAMË: Sabri Hamiti: Futa, Prishtinë 1988.
STUDIME LETRARE: Koço Bihiku (red.): Studime për letërsinë shqiptare II.
Probleme të letërsisë shqiptare të realizmit socialist, Tiranë 1988.
1989 TREGIME: Besnik Mustafaj: Vera pa kthim, Tiranë 1989.
ROMANE: Jusuf Buxhovi: Libri i të mallkuarve, Prishtinë 1989; Petro Marko:
Nata e Ustikës, Tiranë 1989; Neshat Tozaj: Thikat, Tiranë 1989; Dhimitër
Xhuvani: E nesërmja e një gruaje, Tiranë 1989; Preç Zogaj: Vonesa, Tiranë
1989.
POEZI: Fatos Arapi: Duke dalë prej ëndrrës, Tiranë 1989; Eqrem Basha: Brymë
në zemër, Prishtinë 1989; Ervin Hatibi: Përditë shoh qiellin, Tiranë 1989;
Rudolf Marku: Udhëtim për në vendin e gjërave që njohim, Tiranë 1989;
Xhevahir Spahiu: Heshtje s’ka, Tiranë 1989; Moikom Zeqo: Njëqind zemra,
Tiranë 1989.
STUDIME LETRARE: Sabri Hamiti: Vetëdija letrare, Prishtinë 1989.
1990 24 prill 1990: lirimi i Adem Demaçit pas tri dekadash burgimi në Jugosllavi;
Verë: pushtimi i plotë ushtarak serb i Kosovës e sjell këtë rajon në pragun e
luftës civile, pezullimi i gazetës së përditëshme Rilindja dhe i transmetimeve
radiotelevizive në gjuhën shqipe; Korrik 1990: mijëra shqiptarë strehohen në
ambasadat e huaja në Tiranë dhe lejohen të largohen nga vendi; 25 tetor 1990:
Ismail Kadare kërkon dhe merr strehim politik në Francë; 11 dhjetor 1990:
lejimi i pluralizmit politik në Shqipëri.
TREGIME: Skënder Drini: Rruga e njeriut, Tiranë 1990; Preç Zogaj: Shëtitorja,
Tiranë 1990.
ROMANE: Kiço Blushi: Koka e prerë, Tiranë 1990; Diana Çuli: Dreri i
trotuareve, Tiranë 1990; Sabri Godo: Koha e njeriut, Tiranë 1990; Ismail
Kadare: Dosja H., Tiranë 1990; Teodor Keko: Loja, Tiranë 1990; Mehmet
Kraja: Net bizantine, Prishtinë 1990; Teodor Laço: Pushimet e kolonelit, Tiranë
1990.
POEZI: Lindita Aliu: Ndoshta do të ishin më të mëdhenj, Prishtinë 1990; Fatos
Arapi: Ku shkoni ju, statuja, Tiranë 1990; Adem Gashi: Realiteti objektiv,
Prishtinë 1990; Sabri Hamiti: Kaosmos, Prishtinë 1990; Teodor Keko: Zemra
nuk është këmishë, Tiranë 1990; Natasha Lako: Natyrë e qetë, Tiranë 1990;
Bardhyl Londo: Ditë njerëzore, Tiranë 1990; Erind Pajo: Sikur pranë të kisha
një zog…, Tiranë 1990; Ali Podrimja: Zari, Prishtinë 1990; Vorea Ujko: Hapma
derën zonja mëmë, Tiranë 1990; Ilirjan Zhupa: Pema e ëndrrës, Prishtinë 1990.
DRAMË: Teki Dërvishi: Pranvera e librave, Prishtinë 1990, Zhvarrimi i Pjetër
Bogdanit, Prishtinë 1990; Ymer Shkreli: Trilogjia e re, Prishtinë 1990.
STUDIME LETRARE DHE ANTOLOGJI: Rexhep Ismajli: Poezia e sotme
arbëreshe, Prishtinë 1990; Ismail Kadare: Eskili ky humbës i madh, Tiranë 1990,
Ftesë në studio, Tiranë 1990; Agim Vinca: Orët e poezisë, Prishtinë 1990.
1991 20 shkurt 1991: në Tiranë rrëzohet statuja e Enver Hoxhës; 17 mars 1991: lirimi
i të burgosurve të fundit politikë, ndër ta dhe një numër shkrimtarësh (Fadil
Paçrami, Bashkim Shehu etj.); 31 mars 1991: zgjedhjet e para pluraliste në
Shqipëri; Shkurt/mars 1991: heqja dhe prishja nga forcat serbe të Arkivit të
Kosovës në Prishtinë; Vjeshtë: ndërprerja e mësimeve në gjuhën shqipe në
Universitetin e Prishtinës.
TREGIME: Martin Camaj: Pishtarët e natës, Prishtinë 1991; Adem Demaçi:
Kur zoti harron, Prishtinë 1991; Teodor Keko: Lajmëtarja e vdekjeve, Tiranë
1991; Kasëm Trebeshina: Stina e stinëve, Prishtinë 1991.
ROMANE: Diana Çuli: Rekuiem, Tiranë 1991.
POEZI: Martin Camaj: Në hijen e gjarpnit, Prishtinë 1991, Palimpsest, Nju Jork
1991; Ndoc Gjetja: Kthimet, Tiranë 1991; Xhevahir Spahiu: Kohë e krisur,
Tiranë 1991.
PUBLICISTIKE: Ismail Kadare: Nga një dhjetor në tjetrin, Paris 1991, Pesha e
kryqit, Paris 1991.
STUDIME LETRARE: Arshi Pipa: Contemporary Albanian literature, Nju Jork
1991 (Letërsia bashkëkohore shqiptare).
1992 31 janar 1992: Dritëro Agolli lë detyrën e kryetarit të Lidhjes së Shkrimtarëve
dhe Artistëve; 22 mars 1992: fitorja e Partisë Demokratike nën Sali Berishën në
zgjedhjet e përgjithshme në Shqipëri; 24 maj 1992: Kritiku letrar Ibrahim
Rugova zgjidhet president i ‘Republikës së Kosovës’; Qershor 1992: Bardhyl
Londo emërohet kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve.
TREGIME: Pjetër Arbnori: Kur dynden Vikingët, Tiranë 1992; Kasëm
Trebeshina: Koha tani, vendi këtu, Tiranë 1992.
ROMANE: Adem Istrefi: Lemeria, Tiranë 1992; Fatos Kongoli: I humburi,
Tiranë 1992; Mehmet H. Myftiu: Shkrimtari, Tiranë 1992; Qerim Pllana:
Legjenda e dasmës, Prishtinë 1992; Zejnullah Rrahmani: Udhëtimi arbdhetar,
Prishtinë 1992; Hysen Sinani: Një burrë si ky, Tiranë 1992.
POEZI: Hydajet Bajri: Tretja në mjegull, Tiranë 1992; Behram Hoti: Mos ma
mbyll derën, Prishtinë 1992; Naim Kelmendi: Nyja e Gordiut, Prishtinë 1992;
Kim Mehmeti: Fati, Shkup 1992.
STUDIME LETRARE: Pal Duka-Gjini: Gjergj Fishta. Jeta dhe veprat, S. Maria
degli Angeli [Assisi] 1992; Fabien Terpan: Ismail Kadaré, Paris 1992.
1993 TREGIME: Ibrahim Berisha: Sëmundjet e dimrit, Prishtinë 1993; Gentiana
Minga: Autopsia e një shkatërrimit, Tiranë 1993; Sabit Rrustemi: Pika e zezë,
Shkup 1993; Nehat Sopaj: Në fund të Akeronit, Shkup 1993; Lazër Stani:
Misteri i hijeve, Tiranë 1993.
ROMANE: Mimoza Ahmeti: Arkitrau, Tiranë 1993; Pjetër Arbnori: Muzgujt e
mesjetës, Tiranë 1993; Arif Demolli: Të gjallët dhe të vdekurit e një fëmijërie,
Prishtinë 1993; Nasi Lera: Ngjalla e diktatorit, Tiranë 1993; Ymer Shkreli:
Azgal, Prishtinë 1993; Dhimitër Xhuvani: Jetë në arkivol, Tiranë 1993; Rexhep
Zllatku: Plagoma, Shkup 1993; Preç Zogaj: Pa histori, Tiranë 1993.
POEZI: Dritëro Agolli: Pelegrini i vonuar, Tiranë 1993; Jorgo Bllaci: Zërat e
natës, Tiranë 1993; Lindita Ahmeti: Mjedra dhe bluz, Shkup 1993; Fatos Arapi:
Ne, pikëllimi i dritave, Tiranë 1993; Lindita Arapi: Kufomë lulesh, Tiranë 1993;
Muhamed Kërveshi: Syri i Kosovës, Prishtinë 1993; Uran Kostreci: Lundërtari
i detit, Tiranë 1993; Ron Kubati: Midis ëndrrës dhe shpresës, Tiranë 1993; Avni
Kuçi: Ndërmjet dashurisë e dhembjes, Shkup 1993; Ferdinand Laholli: Në
ishullin e vetmisë, Tiranë 1993; Leka Ndoja: Rrezja e territ, Tiranë 1993;
Ridvan Peshkëpia: Qyteti ideal, Tiranë 1993; Ali Podrimja: Buzëqeshje në kafaz,
Tiranë 1993; Lazër & Jozef Radi: Muret e muzgut, Tiranë 1993; Azem Shkreli:
Muri përfundi shqipeve, Cyrih 1993; Ragip Sylaj: Lisi i shenjtë, Prishtinë 1993;
Visar Zhiti: Kujtesa e ajrit, Tiranë 1993.
DRAMË: Emin Kabashi: Gjaku i shprishur, Prishtinë 1993; Leka Toto:
Vetëkryqëzimi, Tiranë 1993.
STUDIME LETRARE DHE ANTOLOGJI: Tefik Çaushi: Universi letrar i
Kadaresë, Tiranë 1993; Robert Elsie: An Elusive eagle soars. Anthology of
modern Albanian poetry, Londër & Boston 1993; Sabri Hamiti: Tema shqiptare,
Prishtinë 1993; Mahmud Hysa: Autorë dhe tekste nga letërsia e vjetër shqipe,
Shkup 1993; Ardian Klosi; Quo vadis, Shqipëri?, Tiranë & Mynih 1993; Enea
Nauni: Kadareja i panjohur, Tiranë 1993; Injac Zamputi: Ekskursion në dy
vepra të Kadaresë, Tiranë 1993; Injac Zamputi: Fishta. Koha, njeriu, vepra,
Tiranë 1993.

Marrë nga “Historia e letërsisë shqiptare” e albanologut të shquar Robert Elsie
Portali Letërsia

[cite]