LARTËSIA MBI NIVELIN E DETIT

(toka)

Është lartësia që arrin një send duke u nisur nga niveli i detit. Për shembull, lartësia e qytetit të Tiranës mbi nivelin e detit është rreth 100 metra. Hotel «Tirana» është rreth 50 metra i lartë, pra lartësia e tij mbi nivelin e detit është rreth 150 metra. Aviatorët duan të dinë lartësinë e aeroplanit mbi nivelin e detit, ose, siç quhet ndryshe, kuotën në të cilën ndodhen, me qëllim që të saktësojnë drejtimin e fluturimit të tyre. Për këtë qëllim ata përdorin lartësimatësin. Ky është një instrument që mat presionin atmosferik. Presioni zvogëlohet me rritjen e lartësisë. Në lartësinë 0 metra, pra në nivelin e detit, presioni është 760 mm, në lartësinë 5 000 metra është 400 mm, ndërsa në lartësinë 10 000 metra ai është 200 mm. Prandaj është e lehtë që lartësimatësi të gradohet në metra dhe të tregojë drejtpërdrejt lartësinë e aeroplanit.

Qielli – Deti – Toka

[cite]