OAZI

(toka)

Në shkretëtirat, ku sundon thatësira, nuk ka bimësi. Por kur del ndonjë burim në mes të shkretëtirës, atëherë formohet një oaz, një ishull i vërtetë me bimë të gjelbra. Ashpërsia e shkretëtirës vjen nga thatësira e madhe. Por një burim uji i nëndheshëm mund të ruajë në tokë një sasi lagështie të mjaftueshme për jetën e bimëve. Ky ishull i vogël gjelbërimi në mes të pafundësisë së shkretëtirës shpesh përbëhet nga palma hurmash arabie, që krijojnë hije, freski dhe ushqim. Në qoftë se uji nuk shpërthen, atëherë duhet hapur një pus për ta grumbulluar dhe për ta nxjerrë. Ndërtimi i kanaleve vaditëse mund ta bëjë të mundur rritjen e bimëve. Oazet janë vendpushime shumë të rehatshme për ata që udhëtojnë në shkretëtirë.

Qielli – Deti – Toka

[cite]