MURI I ZËRIT

(qielli)

Thuhet se një aeroplan kapërcen murin e zërit kur ecën me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e zërit në ajër, e cila është 1200 km në orë. Shpejtësia e zërit në ajër ndryshon sipas lartësisë dhe sipas temperaturës. Për të kapërcyer murin e zërit në nivelin e detit duhen bërë më shumë se 1200 km në orë, por në 15000 metra lartësi duhen më pak, sepse atje shpejtësia e zërit nuk është më shumë se 1000 km në orë. Në çastin e kapërcimit të murit të zërit, aeroplani krijon përpara vetes valët e përplasjes, të cilat hyjnë në rezonancë dhe arrijnë në tokë duke krijuar përshtypjen e një shpërthimi. Kjo e detyron aeroplanin të lëkundet. Lëkundjet pushojnë kur kalohet muri i zërit.

Qielli – Deti – Toka

[cite]