Grykëderdhja është vendi ku lumi derdhet në det. Në qoftë se është e madhe, ajo quhet grykë; në qoftë se është e mbushur me grumbuj rëre ose balte, që e ndajnë lumin në shume degë, atëherë ajo quhet deltë. Forma e grykëderdhjes së lumenjve ndryshon kryesisht në varësi nga natyra e vetë lumit. Me llumin që sjell vazhdimisht, lumi Nil ka krijuar deltën e tij në breg të detit Mesdhe, i cili është një det me batica të lehta. Lumi Po ka një deltë prej disa degësh, e cila zmadhohet në mënyrë të dukshme nga viti në vit. Lumi Amazonë ka një grykë shumë të madhe dhe derdh në oqean ujë të ëmbël saqë arrin të mbysë ujin e kripur deri në një largësi prej 100 km. Lumi i Verdhë, i quajtur kështu për shkak të ngjyrës që i jep balta e shumtë që sjell me vete, arrin të ngjyrosë një det të terë — Detin e Verdhë.
[cite]