Nganjëherë verës. nën diellin përvëlues. të duket sikur shikon larg në rrugë njolla uji që pasqyrojnë qiellin. Këto pamje të gënjeshtërta, që i detyrohen nxehtësisë, janë mirazhet: uji në rrugë në fakt nuk ekziston. Uji i liqenit pasqyron rrezet e dritës dhe jep shëmbëllimin e përmbysur të bimëve që rriten në brigjet e tij. Edhe një shtresë ajri mund të pasqyrojë rrezet e dritës dhe të japë shëmbëllimin e përmbysur të një pamjeje të largët. Dukuria e pasqyrimit ndodh kur ajri i mbinxehur nga toka ndeshet me një shtresë ajri të freskët. Sipërfaqja ndarëse vepron si pasqyrë dhe pasqyron për shembull, në rrugë, një pjesë qielli të kaltër.
Si ta citojmë këtë artikull:
Artikulli me titull "MIRAZHI" është marrë nga Shqipopedia:
https://wiki.shqipopedia.org/mirazhi