Në netët e gushtit qielli shpesh përshkohet nga objekte të ndritshme, që quhen yj që këputen, ose që bien. Këto nuk janë gjë tjetër veçse trupa të ngurtë që bien nga qielli, të cilët, kur kalojnë nëpër ajër, fillojnë të digjen. Yj që këputen, që bien, quhen meteorët, të cilët hyjnë në atmosferë me shpejtësi të madhe dhe nxehen së tepërmi për shkak të fërkimit me ajrin. Bëhen kështu të shndritshëm dhe digjen shpejt, prandaj të paktë janë ata që arrijnë deri në Tokë. Të tillë trupa, që përbëhen prej nikeli dhe prej guri, bien përditë në rruzullin tonë, por përmasat e tyre janë shumë të vogla.
[cite]