Shqipëria nën sundimin osman

[]Historia shqiptare

Shqipëria nën sundimin osman

KREU I ZHVILLIMI EKONOMIK I TOKAVE SHQIPTARE (SHEK. XVI – MESI I SHEK. XVIII)
1. VENDOSJA E PLOTË E SISTEMIT TË TIMARIT NË SHQIPËRI. FORMAT E PRONËSISË
Vendosja e sistemit të timarit. Ndarja administrative (shek. XVI-XVII)
Tokat private (mylk) dhe të institucioneve fetare
Marrëdhëniet shoqërore në sundimin Osman
Detyrimet e fshatarësisë shqiptare në sundimin Osman
2. KRAHINAT MALORE TË VETËQEVERISURA. SHTRIRJA TERRITORIALE DHE ORGANIZIMI AUTONOM
Krahinat malore në periudhën otomane
Depërtimi i spahinjve në krahinat autonome nën sundimin osman
Institucioni i bajraktarëve në sundimin osman
3. ZONA E ÇIFLIGUT
Çifligjet në shek. XVI
Shthurja e sistemit të timarit dhe lindja e çifligjeve
Marrëdhëniet çifçi-çifligar
4. QYTETET SHQIPTARE (1506 – MESI I SHEK. XVIII)
Rritja e qyteteve dhe e prodhimit zejtar
Tregtia e brendshme dhe e jashtme

KREU II JETA POLITIKE NË TROJET SHQIPTARE. KRYENGRITJET E ARMATOSURA (SHEK. XVI – MESI I SHEK. XVIII)
1. KRYENGRITJET E ARMATOSURA TË SHEK. XVI
Kryengritja e antiosmane Himarës
Kryengritjet antiosmane në gjysmën e dytë të shek. XVI
2. KUVENDET SHQIPTARE
Kuvendet e shek. XVI
Dëbimi i spahinjve nga malësitë
Kuvendet ndërballkanike
Ekspedita në Malësinë e Madhe në vitin 1638
Kryengritjet antiosmane (mesi i shek. XVII-mesi i shek. XVIII)

KREU III NDRYSHIMET NË STRUKTURËN FETARE TË POPULLIT SHQIPTAR. PËRHAPJA E FESË ISLAME (SHEK. XV – XIX)
Depërtimi i islamit në tokat shqiptare
Sektet islamike në Shqipëri. Bektashizmi
Faktorët ndikues në islamizimin e popullsisë shqiptare Rrethanat politike dhe ekonomiko-shoqërore
Gjendja kishtare në viset shqiptare
Rrjedhojat e përhapjes së islamit në tokat shqiptare

KREU IV PASHALLËQET E MËDHA SHQIPTARE (1771 – 1831)
Vështrim i përgjithshëm i periudhës së pashallëqeve
1. ANARKIA FEUDALE DHE PËRPJEKJET PËR KAPËRCIMIN E SAJ
Fuqizimi i pushtetit të feudalëve krahinorë. Oxhaqet shqiptare
Lufta e parisë vendase për pushtet
2. PASHALLËKU I SHKODRËS NËN SUNDIMIN E BUSHATLLINJVE. LUFTA PËR SHKËPUTJE NGA STAMBOLLI (1771-1796)
Ardhja në fuqi e Bushatllinjve
Qyteti i Shkodrës, qendër e tregut ndërkrahinor të Shqipërisë së Veriut
Formimi i Pashallëkut të Shkodrës
Qëndresa e Mahmud pashë Bushatlliut kundër Stambollit
Rëndësia dhe karakteri i Pashallëkut të Shkodrës
3. PASHALLËKU I JANINËS NË VITET 1787-1812
Lufta për pushtet në Shqipërinë Jugore
Janina, qendër e tregut ndërkrahinor të Shqipërisë Jugore
Formimi i Pashallëkut të Janinës (1787)
Shtrirja e mëtejshme e Pashallëkut të Janinës në Shqipërinë Jugore (1804-1812)
4. PASHALLËKU I SHKODRËS NË VITET 1797-1812
Pashallëku i Shkodrës nën qeverisjen e Ibrahim pashë Bushatlliut (1797-1809)
Grindjet për pushtet në Pashallëkun e Shkodrës
5. SHEMBJA E PASHALLËKUT TË SHQIPËRISË JUGORE
Konflikti i vezirit të Janinës me Stambollin
Organizimi i brendshëm i pashallëkut
Shembja e Pashallëkut të Janinës (1822)
Karakteri i Pashallëkut të Janinës
6. LËVIZJA NË SHQIPËRINË JUGORE PËR VETËQEVERISJEN E VENDIT
Shqiptarët dhe kryengritja çlirimtare greke
Kuvendi i Beratit (nëntor 1828)
Masakra e Manastirit (9 gusht 1830)
7. LËVIZJA PËR VETËQEVERISJE NË SHQIPËRINË VERIORE. SHEMBJA E PASHALLËKUT TË SHKODRËS
Mustafa pashë Bushatlliu në luftën ruso-osmane të viteve 1828-1829
Shembja e Pashallëkut të Shkodrës (1831)

KREU V KULTURA DHE ARSIMI NË SHEK. XVI-XVIII
Koha e përhapjes së fjalëve shqip, shqiptar dhe Shqipëri
Letërsia shqiptare në shek. XVI-XVII
Letërsia shqiptare gjatë shek. XVIII
Shkolla dhe arsimi në tokat shqiptare (shek. XVI-XVII)
Arsimi dhe kultura në qytetin e Voskopojës
Arkitektura në shek. XV-XVIII
Artet figurative në shek. XVI-XVIII. Piktura

Historia e Shqipërisë nën sundimin osman gjatë shek. XVI-XVIII ka qenë trajtuar, si pjesë e tretë e vëllimit të parë të Historisë së Shqipërisë, botuar në Tiranë në vitin 1959, shkruar nga një grup autorësh. Në vitin 1972 u botua si dispensë (Pjesa III e vëllimit të parë), tekst për studentët e universiteteve të vendit, e shkruar nga Selami Pulaha dhe Stavri Naçi. Në vitet 1983-1984, kur u botuan vëllimet II, III dhe IV të Historisë së Shqipërisë, kjo pjesë, ashtu si gjithë vëllimi i parë, nuk u botua. Ajo u ruajt si dorëshkrim në Arkivin e Institutit të Historisë dhe u vu në përdorim të pedagogëve e të studiuesve. Në këtë botim të ri të Historisë së popullit shqiptar, Shqipëria nën Perandorinë Osmane gjatë shek. XVI – vitet 20 të shek. XIX përbën pjesën e tretë të vëllimit të parë dhe është shkruar nga këta autorë: Kreu I (1,2,4), Zhvillimi ekonomik i tokave shqiptare (shek. XVI – mesi i shek. XVIII), dhe Kreu II, Zhvillimi politik i tokave shqiptare. Kryengritjet e armatosura (shek. XVI – mesi i shek. XVIII), janë hartuar nga prof. dr. Selami Pulaha dhe janë redaktuar nga prof. dr. Petrika Thëngjilli. Zona e çifligut (Kreu I/3) është shkruar nga prof. dr. Petrika Thëngjilli. Kreu III, Ndryshimet në strukturën fetare të popullit shqiptar. Përhapja e fesë islame (shek. XV-XIX), është shkruar nga Ferit Duka. Kreu IV, Pashallëqet e mëdha shqiptare (1771-1831), është hartuar nga dr. Stavri Naçi dhe është redaktuar nga prof. as. dr. Ferid Duka. Kreu V, Kultura dhe arsimi në shek. XVI-XVIII është shkruar nga një grup autorësh: Koha e përhapjes së fjalëve shqip, shqiptar dhe Shqipëri nga prof. Shaban Demiraj; Letërsia shqipe në shek. XVI-XVII dhe Letërsia shqipe gjatë shek. XVIII nga prof. dr. Jorgo Bulo; Arsimi dhe kultura në qytetin e Voskopojës nga prof. Dhimitër Shuteriqi; Arkitektura në shek. XV-XVIII nga prof. dr. Gjerak Karaiskaj; Artet figurative në shek. XVI-XVIII nga Mustafa Arapi dhe Gazmend Muka. Për hartimin e Kreut III të kësaj pjese është pasur në konsideratë në mënyrë të veçantë studimi i prof. dr. Muhamet Tërnavës (Prishtinë) Ndryshime në strukturën fetare në Kosovë.

[cite]