DREDHAT E LUMENJVE (toka) Rrjedhat e ujit që shkojnë drejt detit, gërryejnë vazhdimisht shtratin e tyre. Në qoftë se ato zbresin nga një shpat i pjerrët, krijojnë një luginë të thellë. Kur ujërat rrjedhin ngadalë përmes fushës, ato formojnë një shtrat gjarpërues me shumë dredha të harkuara.
BURIMI (toka) Burimi formohet nga uji i shiut, i cili pasi futet në tokë, lëviz nën të, mblidhet nëpër zgavra të mëdha dhe rishfaqet më poshtë, në shpatin e një kodre ose në këmbët e një mali.
SIZMOGRAFI (toka) Planeti ynë lëkundet vazhdimisht nga tërmetet, por vetëm disa prej tyre shkaktojnë dëme. Shumica e tërmeteve kalojnë pa u ndier nga njerëzit. Këto tërmete i ndiejnë vetëm sizmografët, që janë disa aparate shumë të ndjeshme ndaj lëkundjeve të tokës.
VULLKANI (toka) Vullkani është një mal prej gurësh dhe hiri, i formuar nga lavat që shpërthejnë si një lëng i zjarrtë nga thellësia e Tokës ose nga fundi i detit Këto lava, duke u ftohur, ngurtësohen njëra mbi tjetrën.
MORENA (toka) Duke zbritur dalëngadalë nga malet, lumi prej akulli që përbën akullnajën, shkul dhe merr me vete gurë të rëndë që i vërtit e i rrumbullakos duke i depozituar më në fund në luginat. Kjo masë gurësh formon morenën.
STALAKTITET DHE STALAGMITET (toka) Stalaktite quhen hejet e gurta që varen nga tavani i guvave nëntokësore. Shpesh ato bashkohen me stalagmitet, të cilat ngrihen nga toka dhe formojnë ca shtylla shumë të bukura prej guri. Stalaktitet dhe stalagmitet mund të jenë edhe prej akulli.
MIRAZHI (toka) Nganjëherë verës. nën diellin përvëlues. të duket sikur shikon larg në rrugë njolla uji që pasqyrojnë qiellin. Këto pamje të gënjeshtërta, që i detyrohen nxehtësisë, janë mirazhet: uji në rrugë në fakt nuk ekziston.
VESA (toka) Shpesh, herët në mëngjes, pemët, barërat dhe bimët e tjera mbulohen nga pikëza të vogla uji. Ato vijnë nga frymëmarrja e bimëve ose nga ajri i pasur me avuj uji, që ftohen dhe bien në formë vese.
BATICA DHE ZBATICA (deti) Gjatë ditës, uji në dete nuk qëndron gjithmonë në të njëjtin nivel: niveli i ujit ngrihet dhe zbret. Ngritja e ujit të detit quhet baticë, ndërsa tërheqja e tij nga bregu quhet zbaticë. Deti Mesdhe, që është një det shumë i mbyllur, ka një ndryshim shumë
OQEANI BOTËROR (deti) Të gjitha detet dhe oqeanet e rruzullit tokësor janë të lidhur me njëri-tjetrin. Ato formojnë një masë të tërë ujore, që zë 3/4 e sipërfaqes së Tokës dhe quhet me një emër të vetëm: Oqeani Botëror.
FUNDI I OQEANIT BOTËROR (deti) Fundi i oqeaneve nuk është aspak i rrafshët dhe as në formën e një grope të madhe me faqe të lëmuara. Në fund të oqeaneve ka vende të ngritura e të ulura, male e vargmale të tëra, rrafshina e humnera, që nuk mbeten aspak prapa
VARGMALET NËNUJORE (deti) Male e vargmale nuk ka vetëm mbi tokë, por edhe mbi fundin e oqeaneve. Bile ka vargmale nënujore, siç është ai në fund të Oqeanit Atlantik, që kanë një gjatësi më të madhe e maja më të larta sesa vargmalet më të mëdha të tokës.
GROPAT DETARE (deti) Fundi i detit nuk është i sheshtë. Nën ujë gjenden male, lugina e gremina, që ndonjëherë ndodhen më shumë se 10.000 metra nën nivelin e detit. Kë to vende të thella kanë formën e ca gropave të mëdha, me gjerësi prej dhjetëra e qindra kilometrash.
ATOLET (deti) Në ujërat e ngrohta të Oqeanit Paqësor ka mjaft ishuj koralesh. që kanë formën e një unaze. Këta ishuj quhen atole dhe formohen nga skeletet e disa kafshëve të vogla detare — të koraleve.
KORALET (deti) Degëzat e kuqe ose ngjyrë vjollcë, me të cilat bëhen shumë objekte zbukurimi si vathë, varëse të ndryshme, gjilpëra me kokë, byzylykë, dhe që ngjajnë me ca shkurre pa gjethe, nuk janë bimë, por grumbuj skeletesh kafshësh shumë të vogla detare, të quajtura korale.