RRYMAT OQEANIKE (deti) Shpesh valët e oqeanit sjellin në brigjet e Grënlandës e të Islandës trungje pemësh, që janë shkulur nga lumenjtë e Siberisë gjatë brigjeve të tyre dhe janë hedhur në Oqeanin e Ngrirë të Veriut. Po kështu, në brigjet e Skocisë, shpesh dallgët sjellin fruta pemësh që rriten
GOLFSTRIMI (deti) Është një rrymë e ngrohtë oqeanike e cila sjell në detet e Evropës Veriore ujërat e ngrohta të Gjirit të Meksikës. Kjo rrymë e zbut shumë klimën e atyre vendeve.
AJSBERGU (deti) Në temperatura të ulëta, nën zero, uji i detit ngrin dhe formon masa të mëdha akulli, që herë-herë duken si fusha të pafund akujsh. Nganjëherë, copa të mëdha akulli si male të vërteta, shkëputen dhe bien në det, ku nisin lundrimin, duke u bërë një rrezik për anijet
VALËT SHKATËRRIMTARE OQEANIKE (deti) Kur ndodh ndonjë tërmet në fund të detit, uji pëson një luhatje të fortë lart e poshtë, që ndjehet si një tronditje e fuqishme nga anijet që lundrojnë në atë kohë në afërsi të atij vendi. Nganjëherë tërmetet shkaktojnë valë shumë të fuqishme, që arrijnë që
DETI I KUQ (deti) Është një det si gjithë të tjerët, që shtrihet midis bregut lindor të Afrikës dhe Gadishullit Arabik. Ky det e ka marrë emrin «i kuq» për shkak të disa algave të vogla që jetojnë në sipërfaqe të tij dhe i japin ujit një ngjyrë si të
PLANKTONI (deti) Në ujërat e deteve, bile dhe në ujërat e ëmbla jetojnë dhe shumëzohen bimë dhe kafshë të vogla që formojnë planktonin. Ato janë aq të shumta sa shërbejnë si ushqim për një numër shumë të madh peshqish të çdo lloji, duke përfshirë këtu edhe balenat.
KRIPA (deti) Kripa është një lëndë që tretet lehtë në ujë, prandaj e gjejmë sidomos në ujërat e deteve, ku e kanë sjellë ujërat e lumenjve, të cilët e kanë marrë nga toka, gjatë rrugës që bëjnë për të ardhur gjer në det.
NËNDETËSJA (deti) Është një anije që mund të lundrojë nën ujë si balena. Por ashtu si balena edhe ajo ka nevojë të dalë herë pas here në sipërfaqe për t’u furnizuar me ajër.
TRAPI (deti) Trapi është një shtrat lundrues prej dërrasash ose prej trarësh, që shërben për kalimin e lumenjve kur mungon ura. Sot trapet kanë pësuar shumë ndryshime. Trape quhen edhe anijet e ndërtuara posaçërisht për transportimin e shpejtë detar të automobilave dhe të udhëtarëve nëpër det ose nëpër lumë.
AEROPLANMBAJTESJA (deti) Aeroplanmbajtësja është një anije e madhe që mban dhe transporton një numër aeroplanësh. Në kuvertën e kësaj anijeje ndërtohet një pistë e madhe për ngritjen dhe uljen e aeroplanëve.
ANIJA AMFIBE (deti) Anijet qëndrojnë mbi ujë; ndërsa automobilat. me rrotat e tyre qëndrojnë në tokë. Anija amfibe është një automjet që mbështetet mbi një jastëk ajri mbi tokë dhe mbi ujë. Fundi i saj nuk prek as tokën as ujin.
SEKSTANTI (deti) Në det të hapur, larg brigjeve, detari mund të llogarisë me saktësi pikën në të cilën ndodhet, në qoftë se ka një sekstant, një orë dhe harta gjeografike. Sekstanti është një vegël e thjeshtë që mat lartësinë e Diellit ose të yjeve mbi horizont.
BUSULLA (deti) Gjilpëra e lëvizshme magnetike e busullës rrotullohet mbi një fushë me shkallëzime anash. Maja e gjilpërës, e ngjyrosur me blu, tregon gjithmonë veriun. Busulla i ndihmon udhëtarët që të përcaktojnë drejtimin e lëvizjes dhe të gjejnë rrugën e duhur.
SINJALIZIMI DETAR (deti) Në marinë flamuri i ngritur majë direkut tregon shtetin të cilit i përket anija. Përveç kësaj flamurët shërbejnë edhe për të bërë sinjalizime. Në këtë rast përdoren flamurë me ngjyra dhe forma të ndryshme nga flamurët e zakonshëm. Sinjalizimet detare kryhen edhe me anë të radios, veçanërisht
SPIRANCA NOTUESE (deti) Spiranca metalike bie në fund të detit dhe e ndalon anijen. Kur deti është i thellë, përdoret spiranca notuese, që ka formën e një koshi prej teli. Ajo shërben si fre që ul shpejtësinë e anijes, e cila synon të ecë përpara nën shtytjen e erës.