BREZAT E ORËVE (toka) Në vende të ndryshme të Tokës, në një çast të dhënë nuk është e njëjta orë. Meqenëse dita ka 24 orë, sipërfaqja e rruzullit ndahet në 24 breza orarë, të tillë që secili ka një ndryshim prej një ore nga brezi fqinj.
MERIDIANËT (toka) Meridianët janë vija të përfytyruara, që shkojnë nga një pol tek tjetri dhe e ndajnë sipërfaqen e Tokës në pjesë të ngjashme me thelat e portokallit. Ato tregojnë gjatësinë gjeografike.
MATESI I SHPEJTESISË (deti) Matësi i shpejtësisë, që marinarët e quajnë zakonisht log, është një aparat që shërben për të matur shpejtësinë e anijeve. Kjo shpejtësi shprehet në nyje. Një nyje është afërsisht e barabartë me 2 kilometra në orë.
OAZI (toka) Në shkretëtirat, ku sundon thatësira, nuk ka bimësi. Por kur del ndonjë burim në mes të shkretëtirës, atëherë formohet një oaz, një ishull i vërtetë me bimë të gjelbra.
POLET E TOKËS (toka) Toka rrotullohet rreth vetes së saj si një rrotë rreth boshtit të vet. Pikat veri dhe jug të boshtit të përfytyruar të Tokës janë polet e saj. Në polet bën shumë ftohtë.
KORJA E TOKËS (toka) Toka ka formën e një rruzulli të madh pak të shtypur në polet. Pjesa e brendshme e Tokës përbëhet nga shkëmbinj të shkrirë. Ne jetojmë mbi një kore të hollë toke. që zë gjithë kontinentet dhe fundet e oqeaneve.
BËRTHAMA E TOKËS (toka) Zakonisht bërthama e një fruti ka një guaskë të fortë nga jashtë, dhe brenda saj ndodhet thelbi i butë. Kurse me bërthamën e Tokës ngjet ndryshe: ajo është e butë nga jashtë dhe brenda e fortë, pra me guaskë të lëngët e me thelb të ngurtë.
RRUZULLI TOKËSOR (toka) Është planeti ku jetojmë. Ai nuk ka formën e një rruzulli të vërtetë, por është pak i shtypur në polet. Po ta krahasojmë rruzullin tokësor me një vezë, atëherë lëvozhga e vezës do të paraqiste koren tokësore, e bardha e vezës — mantelin e Tokës, ndërsa e
RRETHI POLAR (toka) Rrathët polarë janë dy. Quhet rreth polar secili nga të dy paralelët e rruzullit tokësor që shtrihen afër 23 gradë larg poleve të Tokës. Zonat që shtrihen nga rrathët polarë gjer te polet, quhen zona polare. Ato janë zonat më të ftohta të rruzullit tokësor.
TROPIKU (toka) Tropikët janë dy: i veriut dhe i jugut. Tropik quhet secili nga të dy paralelet e rruzullit tokësor, që shtrihen afër 23 gradë sipër dhe poshtë ekuatorit. Zona që shtrihet midis këtyre dy rrathëve, quhet zonë tropikale.
PARALELET (toka) Paralelet janë vija të përfytyruara që e ndajnë rruzullin tokësor në rripa paralelë me ekuatorin. Paralelet shënohen në hartat gjeografike dhe shërbejnë për të treguar gjerësinë gjeografike të një vendi.
GEJZERI (toka) Është një shatërvan ujërash të valuara dhe avujsh uji, që dalin nga toka në zonat vullkanike. Gejzerët shpërthejnë në intervale kohe të rregullta.
PUSI ARTEZIAN (toka) Në një pus të zakonshëm, për të nxjerrë ujin deri në sipërfaqe të tokës duhet që ai të thithet me pompë ose të nxirret me kovë. Përkundrazi, uji i pusit artezian shpërthen vetë nga toka.
AKULLNAJA (toka) Në malet e larta bën kaq ftohtë saqë dëbora nuk arrin të shkrijë. Ajo grumbullohet dhe fillon të rrëshqasë gjatë shpateve të malit, duke formuar një lumë akulli që zbret ngadalë drejt luginave, ku pastaj shkrihet.