KULLA E VROJTIMIT (deti) Kullë vrojtimi nuk kanë vetëm nëndetëset, por edhe anijet, tanket dhe aeroplanët. Kullat e vrojtimit shërbejnë për të vrojtuar, për të bërë qitje dhe për të komanduar.
PERISKOPI (deti) Periskopi është një aparat shumë i çmuar për nëndetëset. Me anë të tij mund te vrojtohet nga roja sipërfaqja e detit edhe kur e tërë nëndetësja, bashkë me kullën e vrojtimit, është e zhytur nën ujë. Në ketë rast maja e tubit të periskopit del mbi valët. Periskopi
THELLËSIMATËSI DETAR (deti) Është një aparat që shërben për të matur thellësinë e ujit në vendin ku ndodhet anija, për të zbuluar ndonjë nëndetëse të zhytur ose për të diktuar tufat e peshqve, në mënyrë që të peshkohen më lehtë.
PALOMBARI (deti) Njerëzit që zbresin nën ujë për të punuar, quhen palombarë. Veshja e tyre, e cila i ndihmon të marrin frymë nën ujë dhe i qëndron shtypjes së ujit, quhet skafandër.
KOMETA (qielli) Kometat janë trupa qiellorë si Toka dhe Hëna, por me përmasa shumë më të vogla. Ato rrotullohen rreth Diellit dhe lëshojnë pas vetes një bisht të gjatë të shndritshëm. Shfaqja e një komete në qiell është një gjë e bukur dhe shumë e rrallë.
ORBITA (qielli) Hëna rrotullohet rreth Tokës, Toka rreth Diellit. Orbita është rruga e zakonshme dhe e rregullt që Hëna ose Toka ndjekin gjatë lëvizjes së tyre.
EKLIPSI (qielli) Ka eklipse të Diellit dhe eklipse të Hënës. Eklipsi i Diellit ndodh kur Hëna kalon përpara diskut të Diellit dhe e zë krejt dritën e tij. Kështu, gjatë ditës bëhet errësirë, që zgjat për disa minuta. Ndërsa eklipsi i Hënës ndodh kur Toka kalon midis Diellit dhe Hënës,
STINA (qielli) Stinët e vitit janë 4: pranvera, vera, vjeshta, dimri. Ato ndryshojnë nga njëra-tjetra kryesisht prej temperaturës mesatare që ka secila prej tyre.
EKUINOKSI (qielli) Gjatë dimrit netët janë të gjata, ndërsa gjatë verës janë më të shkurtra Por ditën e parë të pranverës dhe të vjeshtës nata dhe dita zgjasin njëlloj. Këto ditë janë 21 marsi dhe 23 shtatori, dhe quhen ekuinokse.
MUZGU DHE AGIMI (qielli) Muzgu është koha pas perëndimit të Diellit, ndërsa agimi është koha para lindjes së Diellit. Muzgu dhe agimi nuk zgjasin njëlloj në të gjitha vendet.
ATMOSFERA (qielli) Atmosfera është ajri që rrethon Tokën bashkë me retë dhe me pluhurat që përmban. Ajo shtrihet deri në lartësinë 200 km mbi sipërfaqen e Tokës, por pas lartësisë 8 km mbi Tokë ajri i atmosferës rrallohet së tepërmi.
AJRI (qielli) Ajri është një përzierje gazesh të ndryshme që mbështjell tërë rruzullin tokësor. Ai është i padukshëm, por hyn kudo dhe mbush çdo boshllëk.
OKSIGJENI (qielli) Oksigjeni është një lëndë e domosdoshme për jetën në Tokë. Ai është i nevojshëm për frymëmarrjen e njerëzve, të kafshëve dhe të bimëve. Bashkë me azotin ai formon ajrin, ndërsa me hidrogjenin formon ujin.
PRESIONI ATMOSFERIK (qielli) Ajri që rrethon Tokën ka peshë ushtron mbi çdo gjë një shtypje që mund të matet me barometër. Ky presion ndihmon për të parashikuar motin.