ANIJA AMFIBE (deti) Anijet qëndrojnë mbi ujë; ndërsa automobilat. me rrotat e tyre qëndrojnë në tokë. Anija amfibe është një automjet që mbështetet mbi një jastëk ajri mbi tokë dhe mbi ujë. Fundi i saj nuk prek as tokën as ujin.
SEKSTANTI (deti) Në det të hapur, larg brigjeve, detari mund të llogarisë me saktësi pikën në të cilën ndodhet, në qoftë se ka një sekstant, një orë dhe harta gjeografike. Sekstanti është një vegël e thjeshtë që mat lartësinë e Diellit ose të yjeve mbi horizont.
BUSULLA (deti) Gjilpëra e lëvizshme magnetike e busullës rrotullohet mbi një fushë me shkallëzime anash. Maja e gjilpërës, e ngjyrosur me blu, tregon gjithmonë veriun. Busulla i ndihmon udhëtarët që të përcaktojnë drejtimin e lëvizjes dhe të gjejnë rrugën e duhur.
SINJALIZIMI DETAR (deti) Në marinë flamuri i ngritur majë direkut tregon shtetin të cilit i përket anija. Përveç kësaj flamurët shërbejnë edhe për të bërë sinjalizime. Në këtë rast përdoren flamurë me ngjyra dhe forma të ndryshme nga flamurët e zakonshëm. Sinjalizimet detare kryhen edhe me anë të radios, veçanërisht
SPIRANCA NOTUESE (deti) Spiranca metalike bie në fund të detit dhe e ndalon anijen. Kur deti është i thellë, përdoret spiranca notuese, që ka formën e një koshi prej teli. Ajo shërben si fre që ul shpejtësinë e anijes, e cila synon të ecë përpara nën shtytjen e erës.
KULLA E VROJTIMIT (deti) Kullë vrojtimi nuk kanë vetëm nëndetëset, por edhe anijet, tanket dhe aeroplanët. Kullat e vrojtimit shërbejnë për të vrojtuar, për të bërë qitje dhe për të komanduar.
PERISKOPI (deti) Periskopi është një aparat shumë i çmuar për nëndetëset. Me anë të tij mund te vrojtohet nga roja sipërfaqja e detit edhe kur e tërë nëndetësja, bashkë me kullën e vrojtimit, është e zhytur nën ujë. Në ketë rast maja e tubit të periskopit del mbi valët. Periskopi
THELLËSIMATËSI DETAR (deti) Është një aparat që shërben për të matur thellësinë e ujit në vendin ku ndodhet anija, për të zbuluar ndonjë nëndetëse të zhytur ose për të diktuar tufat e peshqve, në mënyrë që të peshkohen më lehtë.
PALOMBARI (deti) Njerëzit që zbresin nën ujë për të punuar, quhen palombarë. Veshja e tyre, e cila i ndihmon të marrin frymë nën ujë dhe i qëndron shtypjes së ujit, quhet skafandër.
KOMETA (qielli) Kometat janë trupa qiellorë si Toka dhe Hëna, por me përmasa shumë më të vogla. Ato rrotullohen rreth Diellit dhe lëshojnë pas vetes një bisht të gjatë të shndritshëm. Shfaqja e një komete në qiell është një gjë e bukur dhe shumë e rrallë.
ORBITA (qielli) Hëna rrotullohet rreth Tokës, Toka rreth Diellit. Orbita është rruga e zakonshme dhe e rregullt që Hëna ose Toka ndjekin gjatë lëvizjes së tyre.
EKLIPSI (qielli) Ka eklipse të Diellit dhe eklipse të Hënës. Eklipsi i Diellit ndodh kur Hëna kalon përpara diskut të Diellit dhe e zë krejt dritën e tij. Kështu, gjatë ditës bëhet errësirë, që zgjat për disa minuta. Ndërsa eklipsi i Hënës ndodh kur Toka kalon midis Diellit dhe Hënës,
STINA (qielli) Stinët e vitit janë 4: pranvera, vera, vjeshta, dimri. Ato ndryshojnë nga njëra-tjetra kryesisht prej temperaturës mesatare që ka secila prej tyre.
EKUINOKSI (qielli) Gjatë dimrit netët janë të gjata, ndërsa gjatë verës janë më të shkurtra Por ditën e parë të pranverës dhe të vjeshtës nata dhe dita zgjasin njëlloj. Këto ditë janë 21 marsi dhe 23 shtatori, dhe quhen ekuinokse.